Gjithashtu pas marrjes së 20 mijë eurove, Gentjan Doda merr një mesazh në Whatssapp ku i thuhet se “çështja do rregullohet brenda disa javësh”. Mesazhi Gentjan Dodës është dërguar nga një tjetër i dyshuar se kishte dijeni për dhënien e lekëve. Prokuroria ka improvizuar sekuestrimin provizor të këtij celulari, për të marrë mesazhet, duke i thënë personit në fjalë se celulari dyshohej si i vjedhur. Pas marrjes së komunikimit me Gentjan Dodën, celulari i është rikthyer brenda disa orësh personit në fjalë.
Por prova më e rëndësishme që kanë në dorë hetuesit janë edhe disa tabulate telefonike dhe mesazhe të gjyqtarit Shkëlqim Miri. Ky i fundi ka komunikuar në telefon me kushëririn e tij Kujtim Miri dhe sekserin Alban Buçi. Ende nuk dihet përmbajtja e këtyre komunikimeve, por burimet theksojnë se ato lidhen pikërisht me marrjen e 20 mijë eurove, për ti ndryshuar akuzën Gentjan Dodës nga “Vrasje” në “Plagosje”.
Pasditen e së premtes, policia ka ekzekutuar dhe dy vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda për arrestimin e dy persona të tjerë të dyshuar si sekserë të gjyqtarit në marrjen e pagesës prej 20 mijë euro. Në prangat e policisë ka rënë kushëriri i gjyqtarit Kujtim Miri si dhe Alban Buçi.
Policia e vuri në pranga Shkëlqim Mirin mbrëmjen e së enjtes me akuzën e Korrupsionit. Përpara hetuesve, gjyqtari është përlotur, duke thënë se paratë ishin të një të afërmi dhe se ai kishte vetëm 3 milionë lek të reja kursime.
Pritet që gjyqtari i Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri, të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me akuzën.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

VIDEO











