Korrupsioni tani do të
hetohet si krimet mafioze

Korrupsioni tani do të<br />hetohet si krimet mafioze
TIRANE-Kushdo person që do arrestohet për korrupsion, paralelisht do ti nënshtrohet dhe hetimit pasuror. Një ndryshim i tillë, ka ardhur përmes një pakete ligjore që ministria e Drejtësisë, ia ka propozuar Këshillit të Ministrave, ku kërkon ndryshimin e disa neneve në ligjin antimafia. Pikërisht, togfjalëshi “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit ndërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ndryshohet si në “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, ku në kërë rast shtohet korrupsioni si vepër penale që do hetohet si veprat penale të trafikut të drogës, prostitucionet dhe akuzat e tjera.

Sipas ministrisë së Drejtësisë, bëhet fjalë për 21 vepra penale që do i shtohen Gjykatës së Krimeve të Rënda. Rrethi i personave që do të përfshihen nën hetim dhe gjykim nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, janë të gjithë zyrtarët e administratës shtetërore. Ndërsa me ndryshimet e kerkuara, hetimet ndaj Presidentit të Republikës, Kryetarit dhe anëtarit të Këshillit të Ministrave, deputetëve, gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk do ta bëjnë prokurorët e prokurorisë së Përgjithshme por hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukture kjo që pritet të ngrihet se shpejti.

Ministria e Drejtësisë, kërkon të bëj ndryshime edhe në ligjin “Antimafia”, ku të gjithë zyrtarët apo personat që do të dënohen për akuzat e “korrupsionit”, do t’i nënshtrohen hetimit pasurore dhe sekuestrimit të pasurisë së tyre. Ministria e Drejtësisë shprehet se, në analizë të të dhënave statistikore rezulton se për veprat penale të korrupsionit rezulton që për 2011-2012 ka një numër të lartë proçedimesh penale dhe një numër të pakët të dënuarish. Ministria e Drejtësisë mendon se kalimi i këtyre veprave nën kompetencë të Krimeve të Rënda nuk cënon aspak punën e njësive task forcë për ndjekjen e rasteve të krimit ekonomik, të cilave u mbeten nën kompetencë 48 vepra të tjera penale.

Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri