Korrupsioni tremb shqiptarët, vetëm 14 sinjalizime në 2019, një person kërkoi mbrojtje pasi denoncoi një aferë në administratë
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave
Në vitin 2016 u miratua ligji për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve të korrupsionit në administratën publike dhe sektorin privat. Në atë kohë, pati pritshmëri të mëdha për rolin e këtij ligji në luftën kundër korrupsionit, betejë e cila është një ndër kushtet kryesore për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE. Ligji, i asistuar nga partnerët ndërkombëtarë, u prezantuan si një mjet i rëndësishëm anti-korrupsion. Por, shqiptarët duket se i tremben hakmarrjes së zyrtarëve të korruptuar si dhe vijojnë të mbeten mosbesues tek mekanizmat mbrojtëse nëse denoncojnë rastet e korrupsionit.
Gjatë viti 2019, janë regjistruar dhe trajtuar në total 14 raste sinjalizimi të korrupsionit dhe vetëm 1 kërkesë për mbrojtje nga hakmarrja e ardhur nga sektori publik. Të dhënat për zbatimin e ligji për sinjalizimin pasqyrohen në raportin vjetor të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, i cili është ngarkuar me zbatimin e këtij ligji. Për rastet e referuara, ILDKPKI ka njoftuar KLSH për auditim të fondeve publike, Prokurorinë e Tiranës për të nisur ndjekjen penale si dhe titullarët e autoritetit publik ku është denoncuar rasti i korrupsionit, për marrjen e masave disiplinore ndaj personave përgjegjës.
Në kuadër të zbatimit të ligjit në fjalë, janë ngritur dhe funksionojnë 168 njësi përgjegjëse në sektorin publik, si dhe 444 njësi përgjegjëse në sektorin privat. Këto njësi kanë për detyrë administrimin dhe hetimin e sinjalizimeve të rasteve të korrupsionit. si dhe të shqyrtojnë kërkesën e sinjalizuesit për mbrojtje nga hakmarrja, nëse sinjalizuesi e kërkon. Gjatë vitit 2019, Inspektorati i Lartë ka marrë dhe administruar 147 raporte vjetore nga njësitë përgjegjëse pranë autoriteteve publike, ku vetëm në 2 njësi përgjegjëse janë sinjalizuar dhe trajtuar raste korrupsioni. Në lidhje me njësitë përgjegjëse pranë sektorit privat janë marrë dhe janë administruar 244 raporte, ku vetëm në 1 njësi janë paraqitur dhe trajtuar sinjalizime të korrupsionit.
Raportimi i ILDKPI
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.4%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2284
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
Himarë/ Shembja e ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, nën akuzë administratori i kompanisë! Edhe KLSH nis auditimin për përgjegjësit (EMRI)
17 Janar, 13:18
-
Ngjela në ‘Studio Live’: SPAK po godet, tani të ngrejë nivelin! Berisha me psikikë të pandehuri! I besoj Blinkenit, tha ‘do e shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni’
13 Janar, 18:26
-
Rama: Gjetëm korrupsion, rrugë të lëna rrugëve e borxhe! Fond të veçantë për digjitalizimin e Kadastrës
30 Dhjetor 2024, 11:44
-
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion
24 Dhjetor 2024, 16:06
-
Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra në Kosovë
21 Dhjetor 2024, 16:04
-
Francë/ Ish-presidenti Sarkozi dënohet për korrupsion, në 'arrest shtëpie' me një byzylyk elektronik
18 Dhjetor 2024, 16:46
-
Këshilli i BE-së miraton konkluzionet për Shqipërinë: SPAK po godet korrupsionin! Zbatoni vendimet e Kushtetueses dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR e 'Venecias'
17 Dhjetor 2024, 14:27
-
Sektori privat në kah të kundërt me qeverinë, uli pagat e punonjësve gjatë sezonit të verës
10 Dhjetor 2024, 14:25
-
Zbardhet dokumenti negociues Shqipëri-BE! Detyrat që lë Bashkimi Europian: Dënoni korrupsionin e niveleve të larta e sekuestroni asetet e krimit
7 Dhjetor 2024, 14:29
-
‘Mbyllja e Zaharisë nuk rregulloi asgjë’, KLSH: Të sëmurët në kushte të vështira në Shënkoll, ka mbipopullim! Të shëruarit ‘harrohen’ nga gjykatat
4 Dhjetor 2024, 16:51
-
Lufta ndaj korrupsionit e krimit/ Dumani: SPAK sekuestroi 150 mln € asete! Prokurorëve t’u jepet mundësia e rikandidimit! Rrisni pragun monetar, të hetojmë vetëm çështje të vështira
2 Dhjetor 2024, 15:29
Te fala boji Cim Gan gjobaxhiut dhe Basholl Kukaleshit.
PërgjigjuPo nepotizmi ne administrate kush e kontrollon???
Përgjigju