Korrupsioni zgjedhor, KVV: Paketë
propozimesh komisionit të reformës

Korrupsioni zgjedhor, KVV: Paketë<br />propozimesh komisionit të reformës
Organizata KRIIK ALBANIA, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë, prej ditës së hënë datë 19 Dhjetor, do të organizojë katër tryeza të rrumbullakëta me temë  “Korrupsioni zgjedhor si rrezik për Demokracinë shqiptare dhe roli i pjesëmarrjes qytetare” në qytetet Shkodër, Vlorë, Durrës dhe Berat, respektivisht në datat 19, 20, 21 dhe 22 Dhjetor 2016.
 
Kjo nismë është pjesë e fushatës advokuese në adresim të korrupsionit zgjedhor dhe nxitjes së demokracisë së drejtëpërdrejtë, e organizuar nga KRIIK në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV), e cila është mbështetur financiarisht nga Ambasada e Zvicrës në Tiranë dhe Ambasada e Vendeve të Ulëta në Tiranë.
 
Qëllimi i fushatës është ngritja e shqetësimit për të gjitha format dhe shfaqjet e deformimit të vullnetit popullor në proceset zgjedhore, si dhe në periudhën midis tyre.  Gjithashtu, një nga objektivat kryesorë është sjellja në vëmendje dhe hapja e diskutimeve rreth proceseve me ndikim madhor në çështjet zgjedhore apo të demokracisë në përgjithësi, si reforma zgjedhore, financat e partive politike apo dekriminalizimi. Më konkretisht, rreth shkaqeve të dështimit të reformës zgjedhore, mungesës së kontrollit të financave të partive politike dhe mungesës së efikasitetit të procesit të dekriminalizimit.
 
Përgjatë tryezave do të bëhet prezantimi i elementëve kryesorë që përbëjnë korrupsionin zgjedhor dhe, përpos informimit mbi to, do të sillet një qasje më e plotë dhe e thellë e fenomenit të korrupsionit zgjedhor, veçanërisht për sa i përket çështjeve të administrimit zgjedhor, drejtësisë zgjedhore dhe financave të partive politike, duke evidentuar përgjatë çdo prezantimi apo diskutimi hapësirat dhe domosdoshmërinë për një rol proaktiv të të gjithë aktorëve të shoqërisë dhe vetë qytetarëve, si dhe diskutuar mbi mënyrat e përballjes së këtij fenomeni.
 
Programi i tryezave të rrumbullakëta do të jetë i ndarë në dy sesione kryesorë. Sesioni i parë do t’i kushtohet prezantimit teorik të fenomenit të korrupsionit zgjedhor, si dhe zhvillimeve institucionale dhe politike në muajt e fundit. Sesioni i dytë do t’i kushtohet diskutimeve me pjesëmarrësit rreth çështjeve të diskutuara në sesionin e parë, pasqyrimit në nivel lokal të fenomenit si dhe do të jepet hapësira për diskutime të tjera të lira të pjesëmarrësve rreth tematikës.
 
Diskutimet dhe shqetësimet e dala përgjatë tryezave të rrumbullakëta do t’i përcillen Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore si dhe aktorëve të rëndësishëm politikë e institucionalë, ose edhe Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore. Këtij të fundit lidhur me amendime të tjera ligjore që mund të ndërmerren për përmirësimin e procesit të ardhshëm zgjedhor dhe adresimin konkretisht të problematikave që përbëjnë dhe ushqejnë fenomenin.
 
Të ftuar dhe pjesëmarës në këto tryeza të rrumbullakëta do të jenë përfaqësues të organizatave joqeveritare lokale, të partive politike, institucioneve përgjegjëse, të mediave lokale, si dhe të rinj, studentë, profesionistë apo persona të tjerë të interesuar në çështjet zgjedhore dhe të mirëfunksionimit të demokracisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit