Kos me vaj ulliri për të ruajtur linjat

Kos me vaj ulliri për të ruajtur linjat
MYNIH - Nëse dëshironi që të ruani linjat e të ndiheni gjithmonë mirë me veten tuaj, duhet të konsumoni kos me vaj ulliri. Në këtë përfundim kanë arrritur shkencëtarët në Universitetin Teknik të Mynihut dhe në Universitetin e Vjenës, të cilët testuan aftësitë reduktuese të oreksit te vaji i ulirit, gjalpi, sallos (dhjamë derri i tretur) dhe vaji i misrit.

Ata monitoruan njerëz që konsumonin 500g kos me një nga katër llojet e vajrave, përveç dietës së tyre normale, çdo ditë, për tre muaj rresht. Përfundimet nxorën në pah se ata që konsumonin vaj ulliri nuk shtuan në peshë dhe kishin nivele të larta të serotoninës, hormonit që na bën të ndihemi të ngopur.

Sipas shkencëtarëve, ndjesia e ngopjen vjen për shkak të aromës që ka vaji i ujlliri. Autori i studimit, Profesor Peter Schieberle thotë se pjesëmarrësit janë shprehur se kosi me vaj ulliri ishte ngopës dhe asnjë prej tyre nuk kishte rritje në përqindjen e yndyrës trupore ose në peshë. E për të qenë plotësisht të sigurtë, kërkuesit bënë një eksperiment të dytë dhe gjetën se madje edhe era e tij ishte aq e fuqishme sa ndikonte në nivelin e oreksit.

Ata që konsumuan kos me ekstrakte të shtuara aromatike të vajit të ullirit konsumuan më pak në sasi, se ata që e hanin kosin pa këto erëza aromatike. Mesa duket, çdo gjë që thuhet për vajin e ullirit është e vërtetë. Nëse ai na ndihmon të ruajmë peshën, bën që të jetojmë shëndetshëm e për pasojë më gjatë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren