Kos, mjaltë e domate, Kujtim Gjuzi tregon 'kurën' kundër koronavirusit: Jam stresuar, por s'e kam frikë se jam deputet

Kujtim Gjuzi tregon 'kurën' sipas tij për të mposhtur kornavirusin. Deputeti konservator thotë se mbron mirë organizimin dhe se është i shëndetëshëm, ndërsa paralajmëron se do të shikohet në gjyq me ata që mashtrojnë se është i prekur me koronavirus. Gjuzi thotë më tej se është deputet i kuvendit dhe nuk e ka frikë virusin, pasi këshillohet me doktorë dhe psikologë të partisë.

"Kush mashtron se Kujtim Gjuzi është me koronavirus do të përballet me drejtësinë. Jam shëndoshë e mirë. Unë dhuroj gjak dhe jo pak, 700 gr, 350 gr më shumë se normativa, unë dhuroj më tepër se jam i shëndetshëm. Është i pamundur të më zërë koronavirusi sepse mbrohem me; në mëngjes ju këshilloj të përdorni një 1 kg kos me mjaltë, kur nuk kanë me sheqer, unë përdor çokollatë me arra, bajrame, lajthi, që mbron të gjithë organizimin.

Në drekë përdor domate, të paktën 1/2 e kg, pasdite shegë, djathë. Meqë janë shëndoshur pak si pasojë e streseve përdor djathin e dhisë, por nuk ua rekomandoj atyre që janë dobët. Konsultohem me këshilltarin tim doktor androlog Fadil Mustafën, kam edhe psikologë pranë stafit të partisë. Unë jam deputet i kuvendit dhe nuk e kam frikë virusin" thotë Gjuzi ndër të tjera.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adil: 08/04/2020 07:34

    Ik mor te q**** robt

    Përgjigju
  • Vlore: 08/04/2020 07:10

    Fshatar!

    Përgjigju
  • Mondi@: 08/04/2020 05:01

    Mos u streso o Gjuzi se nuk bje rrufeja ne hale

    Përgjigju
  • Iris: 08/04/2020 03:05

    Z.Ruci duhet te propozoje nje ligj qe kandidatet per deputet duhen kontrolluar nga psikiatret ne se jane psikologjikisht te afte per deputet ,po ashtu tu behet dhe vetingu.Me vjen keq per doktorin qe I eshte permendur emri dhe qe eshte keqinterpretuar e keqkuptuar nga z,Gjuzi.

    Përgjigju
  • Mjerë ky popull: 07/04/2020 22:51

    No comment....

    Përgjigju
  • Emigranti: 07/04/2020 21:18

    Po ktij legeni nisja gjoben tek shpia , se pa rrip sigurimi don te beje vip , me tlf ne dore , ti hiqet patenta nqs egziston policia . Apo esht i blere ky per kartonin ne parlament

    Përgjigju
  • dulja: 07/04/2020 20:03

    kose e mjalte i hane vetem deputetet jo fukarenjt

    Përgjigju
  • KUJTIM GJIZA: 07/04/2020 18:58

    O ZOT çfar i kan bo Shqiptarve imagjinoni kujtim gjizën një delirant idjot ulet në foltoren e Parlamentit. Ky njeri nuk vlen as për roje vreshte o Zot o Zot shpëtoi Shqiptarët nga kto lloi mortjesh.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 07/04/2020 18:09

    A te kripsha mendjen

    Përgjigju
  • Pyka: 07/04/2020 17:15

    Ky frymor...është dykëmbësh...hahaha...përfaqësuesi??????

    Përgjigju
  • Besi: 07/04/2020 16:50

    Me t gjitha kto qe ke thon ne dalim me konkluzionin qe ti ke 1 jav qe ke lojtur nga mendooojaaaaa,,, po rripin pse nuk e ve o rrip

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë