Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, KLD dhe DSIK kanë referuar raporte pozitive pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, duke i hapur rrugë konfirmimit në detyrë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj. Por, një hetim i thelluar rreth ligjshmërisë së pasurisë së saj dhe një denoncim i një qytetari kanë ndryshuar fatin e Altina Xhoxhaj.
Hetimi i thelluar nga njerëzit e Vetingut dhe përfaqësuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ka çuar në kolizionin se Altina Xhoxhaj nuk justifikon pasurinë e deklaruar si dhe ka fshehur pasurinë. Detajet pasqyrohen në vendimin e zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
“Për pasurinë 1, apartament banimi me sipërfaqe 101 m²..., nuk ka deklaruar kontratën e sipërmarrjes të vitit 2005; nuk ka të ardhura të mjaftueshme për blerjen e pasurisë në vitin 2003, burim krijimi i pasurisë-Veting; ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasurinë; ka kryer deklarim të rremë mbi të ardhurat për të justifikuar këtë pasuri, si të krijuar nga burime të ligjshme, pasi ka përfituar dhe kaluar të drejta reale pronësie, sipas kontratës së nënshkruar në vitin 2003 dhe 2005, për pasojë ka fshehur interesin e saj pasuror me personin e lidhur. Për pasurinë 2, apartament 2 + 1 + verandë, me sipërfaqe 58 .75 m², nuk ka të ardhura të mjaftueshme për blerjen e saj në vitin 2010. Për pasurinë 3, truall me sipërfaqe 221.9 m², ka përfituar sipërfaqe të tepërt trualli, veprim i cili rëndon pozitën e subjektit të rivlerësimit”, thuhet në vendim.
Gjithashtu, komisioni ka konstatuar fshehje deklarime të rreme dhe të pasakta. “Për pasurinë likuiditete, ka mungesë të burimit financiar, për të justifikuar likuiditetet në vitin 2007, 2009 dhe vitin 2015, për pasojë ka kryer deklarim të rremë. 37. Për veprimin e kryer me pasurinë 5, ka kryer fshehje të destinacionit të kredisë. Veprimi i kryer në cilësinë e kredimarrëses është fiktiv, çka rëndon pozitën e subjektit të rivlerësimit. deklarimin lidhur me pasurinë 6, ka bërë deklarim të pasaktë. Për deklarimin lidhur me pasurinë 7, ka kryer deklarim të rremë”, thuhet në vendim.
( Kliko këtu ) vendimi i plotë për gjyqtaren Altina Xhoxhaj
Denoncimi nga publiku
Altina Xhoxhaj është gjyqtarja e parë që ndëshkohet nga denoncimet që vijnë nga publiku. Duke marrë në konsideratë një denoncim të një qytetari, KPK ka arritur në përfundimin se Altina Xhoxhaj ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë. “Për denoncimin nga publiku, Komisioni gjykon se sjellja e subjektit të rivlerësimit, duke mos
ndërmarrë veprimin ligjor lidhur me deklarimin e konfliktit të interesit në vendimin nr. 46, datë 03.03.2016, të Gjykatës Kushtetuese (shih më lart), nuk arrijnë nivel të besueshëm për subjektin e rivlerësimit, duke cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë. Në këto kushte, Komisioni, bazuar në provat që disponon, vlerësimin e çështjes në tërësi, si dhe bindjen e brendshme, vendosi me shumicë votash, që subjektit të rivlerësimit, Znj. Altina Xhoxhaj, gjyqtare pranë Gjykatës Kushtetuese, t’i jepet masa disiplinore e shkarkimit nga detyra”, thuhet në vendim.
Gjyqtarja Altina Xhoxhaj
E meriton. Lexojini vendimet e saj jane sipas oreksit .bravo kpk.
PërgjigjuCfare thoni aman? Po ata e hoqen kot , te huajt kembengulen qe te shtyhej vendimi por e kishte marr urdherin kpk. Po nuk mori para borxh ajo lart e poshte si ca qe te kalonte
PërgjigjuO veting I leshit. Shiko ata qe marrin mijera euro borxh per te pastruar parat . Pika qe nuk ju bie paskeni gjetur fshehje juve idiotet e kpk qe nuk dini akoma te lexoni aq analfabete jeni. Ju moren nga rruga por gomari gomar mbetet
PërgjigjuNuk bejne keq qe po i pastrojne, sepse ne rast se keta mbeten po aty, atehere kush do ta beje pastrimin e klases politike? Keta qe jane vete te piset? Vetem nje gjyqtar vertet i ndershem e pa cene te tilla do te jete i pameshirshem qe te preke politikanet.