Largimi i Xhoxhajt/ Përçahet trupa gjykuese, komisionerja Genta Tafa: Pse nuk duhej shkarkuar

Largimi i Xhoxhajt/ Përçahet trupa gjykuese, komisionerja Genta Tafa: Pse nuk duhej shkarkuar

Komisionerja Genta Tafa

Trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Brunilda Bekteshi dhe Genta Tafa është ndarë sa i takon vendimit për të shkarkuar anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhajn. Komisionerja Genta Tafa ka patur një mendim ndryshe nga dy anëtaret e tjera.

Arsyetimi i zonjës është pasqyruar në vendim. “Ndryshe nga sa argumenton shumica, unë vlerësoj se mospërputhja midis deklaratave të pasurive mund të përdoret si provë në bazë të nenit 32 të ligjit nr. 84/2016, por kjo provë nuk është e mjaftueshme për vlerësimin e subjektit sipas nenit 61/3 apo 61/5 të po këtij ligji. Pasaktësia në deklarim nuk mund të konsiderohet si deklarim i pamjaftueshëm për subjektin në këndvështrim të pikës 3 të nenit 61, për më tepër të pikës 5 të po këtij neni të ligjit nr. 84/2016”, thotë Tafa.

Sipas saj, edhe apartamenti prej 101 m² është i justifikuar. “Nga analiza e këtyre deklarimeve konstatohet se apartamenti prej 101 m² është blerë me të ardhurat nga shitja e apartamentit të mëparshëm, ndërkohë që ky i fundit është deklaruar si i blerë me të ardhurat nga bursa dhe puna në Itali. Pra, në fund të fundit, origjina e të ardhurave për këtë apartament janë pikërisht këto të ardhura, pavarësisht krijimit dhe prishjes së një marrëdhënieje juridike të ndërmjetme. Në këto kushte, nuk gjykoj se kemi mospërputhje midis deklarimeve të viteve të ndryshme. Në lidhje me të ardhurat nga bursa dhe puna në Itali, vlerësoj se dokumentacioni i kërkuar i përket një periudhe 20-23 vjet më parë. Është më se e kuptueshme pamundësia objektive e subjektit për vërtetimin me anë të dokumenteve të këtyre të ardhurave”, shprehet Tafa.

Në lidhje me likuiditetet, shumica ka arsyetuar se subjekti ka mungesë të burimit financiar për të justifikuar shumën prej 450 097 lekësh në vitin 2007, shumën 965 119 lekësh në vitin 2009 dhe shumën 100 631 në vitin 2015, si dhe ka kryer deklarim të rremë lidhur me burimin e ligjshëm të këtyre të ardhurave.

“Ndryshe nga sa gjykon shumica, vlerësoj se pasaktësitë në plotësimin e deklaratave të pasurisë nuk mund të konsiderohen si deklarim i rremë, apo mungesë burimesh të ligjshme. Këtë vlerësim e bazoj edhe në masën e të ardhurave të munguara nga llogaritjet e analizës financiare”, thotë Tafa. Zonja ka pasur mendim ndryshe edhe sa i takon denoncimit nga publiku.

“Lidhur me denoncimin e bërë nga shtetasi V. Ç. për konflikt interesi në gjykimin kushtetues të subjektit, ndryshe nga sa arsyeton shumica, vlerësoj se subjekti ka qenë i saktë në deklarimet dhe parashtrimet e tij për këtë rezultat të hetimit. Me cilësinë e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, subjekti ka shprehur mendimin e tij në një proces kushtetues, që nuk ka aspak lidhje me procesin civil, në të cilin është shprehur personi i lidhur me të, babai i subjektit, si gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në këto kushte, vlerësoj se subjekti i rivlerësimit, Znj. Altina Xhoxhaj, nuk ka gjykuar në kushtet e ekzistencës së konfliktit të interesit”, thotë ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edisoni: 15/06/2018 10:27

    Po kjo pse e ka mbrojtur apo ..? Edhe une qe sjam jurist e kuptoj qe kur nuk I justifikon sic jane diferencat Ato nuk mund te quhen pasaktesi? Ia la bere njeri vetingun kesaj te pakices ? Medet o popull.

    Përgjigju
  • Lenci: 15/06/2018 09:20

    Oh edhe kjo e paska patur shoqe si Avokatushja e Popullit. Kjo pasurine nuk e quan problem, kjo eshte vetem per anen profesionaleee

    Përgjigju
  • landi: 15/06/2018 08:34

    Shyqyr qe skane qene Te te njetit mendim dy anetaret e tjere

    Përgjigju
    • Edi: 15/06/2018 10:22

      Po kjo pse e mbrojti ? Kur nuk I justifikon e une qe sjam jurist e kuptoj qe lidhet me pasaktesi . eh medet .bejani vetingun e komisionereve .

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)