Koshtunica bën thirrje: Serbët e
Kosovës të mos dalin në zgjedhje

Koshtunica bën thirrje: Serbët e<br />Kosovës të mos dalin në zgjedhje
BEOGRAD-  Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, në opozitë Vojisllav Koshtunica fton  serbët në Kosovë të mos dalin në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Sipas tij zgjedhjet lokale në Kosovë janë të rreme, antikushtetuese dhe antishtetërore ku  “pushteti heq dorë nga një pjesë e shtetit”.

“Ne sot i ftojmë bashkëkombësit tonë në Kosovë që me vendosmëri dhe të bashkuar të tregojnë që janë qytetar të Serbisë dhe se për ata nuk ekzistojnë zgjedhje të ndara”, ka thënë ai.

Sipas tij, “pushteti aktual po tenton të mashtrojë popullin serb në Kosovë se si do ta fitojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por harron të tregoj se ku ndodhet ai Asociacion dhe se a do të formohet në bazë të ligjeve serbe apo ligjeve separatiste” informon gazeta express.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë kthehet përmbys pasi bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri në gjendje kritike

Makina me turistë kthehet përmbys pasi bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri në gjendje kritike