Koshtunica: Brukseli do të
kërkojë ta braktisim Kosovën

Koshtunica: Brukseli do të <br />kërkojë ta braktisim Kosovën
Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë dhe ish-kryeministri i këtij vendi, Voisllav Koshtunica ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të kërkojnë nga Serbia që të heq dorë nga Kosova që të mund të fitojë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE.

Ai beson se presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç do t'ja thotë Brukselit mendimin serb për Kosovën dhe kërkesën për ta braktisur Kosovën do t’ia komunikojë popullit serb

“Publiku në Serbi duhet ta dijë që së shpejti BE do të fillojë me presionet dhe nënçmimet më të ashpra ndaj Serbisë, nga e cila do të kërkojë që plotësisht të heq dorë nga Kosova për llogari të fillimit të dialogut për anëtarësim në BE. Porositë më përmbajtje të këtillë tanimë janë duke ardhur në Serbi nga diplomat të vendeve të BE-së”, ka thënë Koshtunica, shkruajnë mediet serbe.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza