Kosovë, 74 gra dhe fëmijë gjenden
ende në konfliktin sirian
Që nga viti 2012, mbi 300 qytetarë të Kosovës u janë bashkuar luftërave në Siri dhe Irak. Rreth 120 prej tyre janë kthyet në Kosovë, ndërsa besohet se atje gjenden rreth 75 luftëtarë dhe po aq gra dhe fëmijë.
Përfaqësues të policisë së Kosovës bënë të ditur se në konfliktin e Sirisë dhe Irakut kanë mbetur rreth 74 gra e fëmijë nga Kosova. Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë një tryeze me temën “Fuqizimi i rolit të gruas në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm; të arriturat dhe sfidat në Komunën e Prishtinës”, e organizuar nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë.
Taibe Canolli nga Policia e Kosovës, tha se nga 44 gra të përfshira në konfliktin e Sirisë, vetëm shtatë prej tyre janë kthyer në Kosovë.
“Aktualisht, numri i përafërt është se në konfliktin e Sirisë ishin apo janë të përfshira, diku 44 femra apo gra, prej të cilave 7 janë kthyer. Ndërsa, po ashtu kemi edhe 37 fëmijë në zona të luftës momentalisht”, tha zonja Canolli.
Përfaqësuesit e komunës së Prishtinës thanë se aktualisht nuk kanë ndonjë projekt për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Zyrtarë të kësaj komune thanë se po bëhen përpjekje që nëpërmjet politikave sociale të ngritet roli i gruas në parandalimin e dukurive negative.
Që nga viti 2012, mbi 300 qytetarë të Kosovës u janë bashkuar luftërave në Siri dhe Irak. Rreth 120 prej tyre janë kthyet në Kosovë, ndërsa besohet se atje gjenden rreth 75 luftëtarë dhe po aq gra dhe fëmijë.
Rreth 200 veta janë hetuar për përfshirje në rekrutimin dhe nxitjen e përfshirjes në veprime ekstremiste.
Autoritetet thonë gjithashtu se gjatë vitit të fundit nuk janë regjistruar raste të përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat në Lindjen e Mesme./ VOA
Redaksia OnlineEr.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.1%
-
Jashtë
17.9%
-
Nuk lëviz
34%
Vota total: 2917
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Separatisti katalonas Puigdemont shmang arrestimin pas rikthimit 'kaotik' në Spanjë
8 Gusht, 16:06
-
Izraeli refuzon akreditimin e diplomatit norvegjez në zonën palestineze
8 Gusht, 16:04
-
Rusi/ Kërkon 15 vjet dënim për shtetasin Ruso-Amerikan për ‘tradhti’
8 Gusht, 15:54
-
Raporti i antidrogës greke: Bie transporti i marijuanës nga Shqipëria
8 Gusht, 15:49
-
Tuneli i Murrizit drejt fundit, Rama paralajmëron hapjen më 31 dhjetor
8 Gusht, 15:48
-
Paris 2024/ Kameramani futet në pistë gjatë garës, shkakton kaos dhe ngatërresë mes atletëve
8 Gusht, 15:48
-
Pamje/ Trafik i rënduar në Lezhë, orë të gjata pritje për të shkuar drejt plazheve
8 Gusht, 15:41
-
Pogradec/ Kultivim bimësh narkotike dhe municion luftarak me vete, policia arreston 31 vjeçarin (EMRI)
8 Gusht, 15:36
-
Gjendet e ngordhur breshka më e madhe në botë! Ishte 2 metra e gjatë e peshonte 300 kg
8 Gusht, 15:36
-
Paris 2024/ Vendosi rekordin që mund të mos thyhet kurrë, mundësi nga Kuba del ‘në pension’
8 Gusht, 15:35
-
Bayern Munich/ Tensione në dhomat e zhveshjes, Bild publikon emrat e të padëshiruarve
8 Gusht, 15:26
-
Bebe Rexha në një romancë të re? Artistja kapet mat me të dashurin në Itali
8 Gusht, 15:21