KOSOVE - Tetë pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga stacioni i veriut të Mitrovicës, pritet të pushohen nga puna pasi nuk kanë respektuar zinxhirin komandues dhe kanë refuzuar urdhrat gjatë zhvillimeve të sotme në lagjen “Kroi i Vitakut”.
Burime të RTK-së nga shtabi rajonal i policisë në Mitrovicë, kanë bërë të ditur se i tërë rasti ka të bëjë me mos ndërhyrjen e këtyre policëve për të parandaluar sulmet me gurë të serbëve kundër punëtorëve shqiptarë, që po riktheheshin për të punuar në ndërtimin e shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut”.
Dëshimtarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë konfirmuar se 8 pjesëtarët e policisë në mënyrë të hapur kanë refuzuar që të ndërhyjnë për të mos lejuar një grup të serbëve që të afrohet në vendin ku ndodheshin punëtorët shqiptarë.
Ndërkohë rastin e ka konfrimuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti i cili ka paralajmëruar se me tetë pjesëtarë të policisë nga stacioni i veriut pritet të merret Inspektoriati Policor i Kosovës.
Dezertojnë 8 policë serbë të Kosovës
Në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë situatë e tensionuar. Banorët shqiptarë atje deklarojnë vendosmërinë për të qëndruar në shtëpitë e tyre.
Situata është e rëndë, por asnjë nga 25 familjet shqiptare të kësaj lagje nuk është larguar nga shtëpitë e tyre.
Ndërkohë, burimet brenda policisë raportojnë se policët serbë të Policisë së Kosovës kanë dezertuar dhe se në pozicionet e tyre janë pozicionuar policë të rajonit të Mitrovicës.
Dezertimin e policëve serbë e konfirmoi për radio Dukagjinin, zëdhënësi rajonal i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili këtë veprim të 8 policëve serbë e quajti refuzim të kryerjes së detyrave.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com