Ambasadori i SHBA në Prishtinë ka postuar në Twitter një foto të Skëndërbeut me një maskë kundër ndotjes duke shprehur mbështetjen e tij ndaj portestës për ajrin e ndotur.

Greg Delawie ka zgjedhur këtë mënyrë për të protestuar kundër ndotjes, e cila është vërtet serioze dhe shqetësuese në kryeqytetin e Kosovës.

“E dimë si ndihet ai! Ndotja e ajrit është çështje serioze në Kosovë, shpresoj të shoh më shumë veprim qeveritar për të adresuar këtë problem”, shkroi Delawie duke bërë thirrje që qytetarët të informohen për cilësinë e ajrit.

amb kosove
(Postimi në Twitter i Greg Delawie)

Er.K/Shqiptarja.com