Kosovë, ambasadori Minxhozi: Së
bashku për një të ardhme optimiste

Kosovë, ambasadori Minxhozi: Së<br />bashku për një të ardhme optimiste
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka zhvilluar një takim pak minuta më parë  me ministrin e Financave të Kosovës, Bedri Hamza.
Në takim është biseduar për tema të rëndësishme që janë në interes të përbashkët për të intensifikuar marrëdhëniet e përbashëta mes të dyja vendeve.

Ambasadori Minxhozi, ka shprehur gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë  shtetit të Kosovës, ndërsa ka theksuar se një marrëveshje bashkëpunimit do të ndikojë drejtpërdrejt për një zhvillim të ndërsjelltë dhe në dobi të qytetarëve.

Ministri i Financave, Hamza ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për kontributi dhe ndihmën e ngushtë që i është dhënë Kosovës  nga shteti shqiptar.
 
Në komunikatën për media ministri i Financave Hamza,  ka njoftuar se  ambasadorin për prioritetet e qeverisë së Kosovës për adresimin e sfidave në fushën e ekonomisë  dhe strategjinë  e vazhdueshme për të bërë të mundur përmirësimin në rritjen e ekonomisë.
 
Në përfundim të takimi mes dy përfaqësuesve të kosovës dhe të Shqipërisë është theksuar se vendet tona do të jenë përherë në krah të njëra-tjetrës dhe se ndihmat reciproke nuk do të mungojnë  asnjëherë.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…