Kosovë, çështja “Kleçka”, zgjatet
dy muaj paraburgimi për Limajn

Kosovë, çështja “Kleçka”, zgjatet <br />dy muaj paraburgimi për Limajn
KOSOVE - Zgjatet me dy muaj paraburgimi për Fatmir Limajn. Vendimi i Gjykatës në Prishtinë është marrë pas kërkesës së Prokurorisë ndaj të arrestuarve në rastin Kleçka: Fatmir Limajt, Nexhmi e Naser Krasniqit, si dhe Naser Shalës.

Ndonëse Tahir Rrecaj, avokati i deputetit Fatmir Limaj ka deklaruar se e konsideron të panevojshëm masën e paraburgimit, Gjykata e Qarkut vendosi në favor të kërkesës së prokurorit.

Limaj është paraburgosur me 24 nëntor dhe Gjykata ka refuzuar të gjitha ankesat e mbrojtjes ndaj kësaj mase të paraburgimit.

Muaj më parë Gjykata kishte hedhur poshtë si të papranueshme dëshminë kryesore të Agim Zogajt, i njohur si dëshmitar X, që kishte çuar tek lirimi i të gjithë të akuzuarve në këtë rast. Por, prokurori i çështjes kishte depozituar një ankesë ndaj këtij aktgjykimi dhe Gjykata Supreme kishte vendosur që rasti të kthehet në rigjykim ndërsa provat e dëshmitarit Zogaj shpalleshin të pranueshme.

Limaj dhe të tjerët akuzohen se gjatë vitit 1999 kanë kryer krime ndaj civilëve serbë e shqiptarë në shtabin e UÇK-së në Kleçkë.

Redaksia online
(eç/jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ