PRISHTINË - Të shtëna armësh janë dëgjuar mbrëmë në fshatin Kosh të Istogut. Burime nga policia e Kosovës, kanë bërë të ditur se, kënë qenë efektivët e saj që janë prfshirë në një përplasje me armë me një grup hajdutësh, të cilët kishin vjedhur një traktor në një fshat të komunës së Klinës.

Nga përleshja e armatosur mes policisë dhe hajdutëve nuk ka pasur asnjë person të plagosur. Sipas policisë, të dyshuarit e kanë braktisur traktorin e vjedhur dhe kanë në këmbë nëpër mal, shkruan Ideksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të policisë së Kosovës, përfshirë edhe njësinë K-9.

Ky rast është nën hetim të njësisë së krimeve serioze në kuadër të Drejtorisë regjionale Pejë dhe gjithnjë në koordinim me prokurorin e shtetit është marr dhe vazhdon të merret çdo veprim.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)