Kosovë, Haradinaj: E sigurt
pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje

Kosovë, Haradinaj: E sigurt<br />pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje
PRISHTINE- Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj konsideron se serbët e veriut të Kosovës do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të cilat janë përcaktuar të mbahen më 3 nëntor.

Haradinaj në një konferencë me gazetarë tha të dielën se ka indikacion që pjesëmarrja e serbeve në zgjedhjet e nëntorit do të jetë e konsiderueshme.

“E sigurt që do të marrin pjesë në zgjedhje, por a do të marrin pjesë në zgjedhje në numër më të madh, mbetet të shihet gjatë dinamikave që do të vijnë. Unë besoj se dinamikat e filluara dhe vetë kërkesat nga, ta zëmë, rasti i Bundestagut Gjerman edhe deklarimet e qarta në Beograd, por edhe deklarimet e secilit deri me sot jam i bindur se do ta çojnë kah situata kur serbet e veriut do të marrin pjesë në zgjedhje në numër më të madh”, tha Haradinaj.

Njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë, thonë se përderisa organizimi i zgjedhjeve në veri tashmë është i sigurt, pikëpyetje mbetet nëse do të arrihet një klimë pozitive dhe gatishmëri e qytetarëve serbë atje për të marrë pjesë në zgjedhje.

Por, ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri aktual i AAK-së Ramush Haradinaj, thotë se me thirrjet e faktorit ndërkombëtar për serbet në veri që të marrin pjesë në zgjedhje, një gjë e tillë do të realizohet.

“Ka besoj një shtytje të madhe ndërkombëtare, përfshirë Uashingtonin, Brukselin, dhe nga disa vende veç e veç që kjo të ndodh, dhe jam i bindur se edhe Beogradi do të shkojë në këtë drejtim”, tha Haradinaj.

Kërkesa e Beogradit për pjesëmarrjen e serbëve veriorë në zgjedhjet e Kosovës, duket të jetë e papranueshme për liderët e komunave në veri.

Njëri nga liderët e serbëve të asaj pjese, Milan Ivanoviç thotë nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Ai proces zgjedhor është pjesë e sistemit kushtetues të këtij shteti të Kosovës në të cilin ne serbët nga veriu i nuk marrim pjesë, andaj edhe nuk do të marrim pjesë as në zgjedhje“, ka thënë Milan Ivanoviç.

Kurse, një përfaqësues tjetër politik i serbëve në veri, Oliver Ivanoviç, mendon se nëse bojkotimi i zgjedhjeve do të jetë masiv, atëherë Prishtina dhe Bashkimi Evropian mund të bëjnë emërimin e organeve komunale në atë pjesë.

Ndryshe, Haradinaj i pyetur se a parashikon në ta ardhmen mundësinë e ndonjë koalicioni me ndonjë nga partitë politike serbe në Kosovë është përgjigjur:

“Kemi komunikim të kohë pas kobshëm, po jo në këtë tematikë. Nuk na ka ndodhur deri tash të bisedojmë mundësinë e koalicionit. Kryesisht me ata që përfaqësojnë institucionet e vendit tash, ne komunikojmë, por nuk kemi biseduar ende për ndonjë koalicion”, shpjegoi Haradinaj.

Sido që të jetë, data 3 nëntor, tashmë është caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në gjithë terrorin e Kosovës edhe atë në harmoni me konsensusin e arritur në dialogun me Beogradin.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'