PRISHTINE- Me vetëm një votë kundër, delegatët e Konventës së Partisë Demokratike të Kosovës rizgjodhën sot Hashim Thaçin kryetar të kësaj partie. Në votimin për Kryetar të PDK-së morën pjesë 719 delegatë, nga të cilët 718 votuan pro kandidaturës së Hashim Thaçit, ndërsa vetëm 1 delegat votoi kundër.
Në fjalën e tij para delegatëve, Thaçi falënderoi për besimin e dhënë.
“Në këto 13 vite PDK ka kaluar nëpër sfida dhe ka qenë përballë vendimeve të rënda, por bashkarisht i kemi tejkaluar këto situata. Kjo është vlerë e PDK-së”, ka pohuar Kryetari i PDK-së.
Më pas, ai siguroi se partia, nën udhëheqjen e tij, do t’i fitojë zgjedhjet. “Të nderuar delegatë, ju siguroj se si Kryetar i PDK-së do t’i fitojmë zgjedhjen lokale dhe nacionale”. Një fjalë të shkurtër ka mbajtur edhe zëvendësi i deritashëm i Thaçit, Hajredin Kuçi. “Jemi me fat që kemi një Lider që reflekton unitetin e partisë”, tha ai. Tani delegatët kanë dalë në pushim, për t’u kthyer më pas për procesin e zgjedhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së
KONGRESI SOT NE DITEN E DYTE TE PUNIMEVE PA KRASNIQIN
Sot punimet Kongresi Zgjedhor i Partisë Demokratike vazhduan pas atyre të ditës së djeshme. Në agjendë për ditën e sotme është zgjedhja e kryetarit dhe e udhëheqjes së re të partisë. Kryetari aktual, Hashim Thaçi, nuk ka kundër-kandidat në garën për kryetar. Kongresi hapi punimet të shtunën, pa pjesëmarrjen e disa prej figurave kryesore të partisë – në mesin e tyre nënkryetari i parë i PDK-së, Fatmir Limaj, i cili ndodhet në burg, dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Jakup Krasniqi, i cili ka akuzuar Thaçin për ngulfatje të shtetit dhe të partisë.
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, bojkotoi Kongresin e partisë së tij në shenjë pakënaqësie me zhvillimet brenda saj. Ai kritikoi ashpër kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi që njëherësh është kryetar i Partisë Demokratike për siç ka thënë ai, shndërrimin në sundimtar të partisë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com