Kosovë, ish-komandanti i KFOR-it:
Mitrovicën e ndanë ndërkombëtarët

Kosovë, ish-komandanti i KFOR-it: <br />Mitrovicën e ndanë ndërkombëtarët
KOSOVE - Ish-komandanti i KFOR-it në Kosovë, Klaus Reinhardt ka bërë një deklaratë të fortë kur ka theksuar se Mitrovicën e ndanë ndërkombëtarët.

Duke folur gjatë konferencën me temë ““Anëtarësimi i Kosovës në NATO, sfidat dhe mundësitë” Reinhard u shpreh: “Kur unë e kam marrë detyrën time, Mitrovica thuajse ishte e ndarë. Atë kohë jam munduar me të gjitha mundësitë e mia ushtarake, por edhe me të gjitha nivelet politike që ta ndaloj këtë ndarje. Kam kaluar shumë më shumë kohë që ta zgjidh çështjen e Mitrovicës sesa me angazhimet tjera. E kam hapur ‘Kutinë e pandorës’ dy herë në përpjekje për ta zgjidhur problemin e ndarjes, por më ka penguar dhe nuk më ka lejuar politika, natyrisht politika ndërkombëtare”.

Megjithatë, Reinhardt që udhëhoqi KFOR-in në vitet 1999-2000 nuk deshi të fajësojë asnjë shtet, sepse siç tha ai ndër ato kontingjente kishte shumë mendime të ndryshme.

Ai foli edhe për platformën serbe, për të cilën tha se Kosova nuk duhet të frikësohet, sepse asnjë dokument nuk shkruhet me shkronja të hekurta dhe mund të ndryshohet.

Këshilla e Reinhardt për Kosovën ishte: “Mos investoni shumë para në ushtri, mos ndërtoni armatë të madhe e as të bukur, sepse askush nuk do t’ju sulmojë. Shteti i Kosovës është i rrethuar nga vendet të cilat janë në paqe me përjashtim të serbëve, që nuk janë krejt paqësorë, por të cilët më kurrë nuk do të kthehen në Kosovë”.

Redaksia online
(eç/jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit