Kosovë, ja Metropoli i Isa Mustafës
shembet rruga e re tek “Arbëria”

Kosovë, ja Metropoli i Isa Mustafës<br />shembet rruga e re tek “Arbëria”
PRISHTINË - Është shembur rruga e re në lagjen Arbëria ende pa u hapur për qarkullim të automjeteve. Reshjet e sotme të shiut kanë ndikuar që gjysma e asfaltit të shembet. Policia dhe zyrtarë komunalë tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
 
Kjo pjesë e Prishtinës është e njohur për rrëshqitje të dheut dhe ekspertë, vendorë e ndërkombëtarë, kanë sugjeruar që mos të ndërtohet aty. Por, kjo nuk ka ndikuar aspak tek Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, i cili gjatë qeverisjes së tij lejoi që në këtë pjesë të Prishtinës të ndërtohen dhjetëra banesa kolektive.
 
E tani kur ndodhi kjo shembje e rrugës, zyrtarët komunal fajësojnë kompaninë e cila ka hap gropën. Sipas Asdren Osajt, zëdhënësit të komunës gropimi në atë zonë, është bërë pa leje.
 
"Gropimi është bërë gjatë një vikendi. Inspeksioni më herët e ka ndalu punën", ka thënë Osaj për gazetën Express. Sipas tij, komuna sot ka nxjerr urdhëresë ndaj gropuesit që ta bëjë sanimin e gjendjes. "Në të njëjtën kohë kemi bërë fletëparaqitje në Gjykatë", është shprehur Osaj.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore