Kosovë, ja për çka akuzohet
Sylejman Selimi, akuzat e reja

PRISHTINË - A.B dhe I. Ky është identiteti që kanë tre dëshmitarët mbi deklaratat e të cilëve është mbështetur aktakuza ndaj Sylejman Selimit. “Sulltani” akuzohet për kohën sa ishte komandant i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës në vitin 1998.
 
Dëshmitarët pretendojnë se janë mbajtur të burgosur në Likoc të Skenderajt, shkruan Tribuna. Thonë se janë rrahur e maltretuar aq shumë, sa as përgjërimet në fëmijë nuk kanë kryer punë. Ndonëse më vonë janë lënë të lirë, aktakuza e përshkruan “Sulltanin”, si njeri me ndikim në atë zonë.
 
Aktakuza nis me dëshminë e dëshmitarit “A”. Ai ka thënë se me 15 gusht 1998 dy ushtarë të UCK;së e kanë marrë në shtëpi dhe e kanë dërguar në Likoc. Dëshmitari ka thënë se kjo është bërë me urdhër të Sylejman Selimit. Ka thënë se pas marrjes, “Sulltanin”, e ka parë në Likoc.
 
Ky dëshmitar ka thënë se është rrahur nga Shaban Shala (tash i ndjerë). Kur është kthyer ka hyrë në dhomën e Sylejman Selimit. “Kam me të kthjell mirë unë ty”, ka cituar dëshmitari fjalët që i ka thënë ai. Dhe ka filluar ta rrah. Arsyeja e ndalimit sipas këtij dëshmitari, ishte bashkëpunimi me serbët. Dëshmitë e tyre kundër Selimit i kanë dhënë edhe dy dëshmitarët tjerë, B dhe I.
 
Selimi, akuzohet edhe për dhunim të dy vajzave shqiptare.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet