Kosovë, ja si blihet 6 mijë euro një
vizë e paligjshme për emigrim

Kosovë, ja si blihet 6 mijë euro një<br />vizë e paligjshme për emigrim
KOSOVE - Izolimi dhe shpresa për një jetë më të mirë shtynë kosovarët që të paguajnë më mijëra euro vetëm që të sigurojnë një vizë për në Evropë. Prej 4 deri në 6 mijë euro është çmimi që kërkohet për të siguruar një vizë në mënyrë të jashtëligjshme, turistike apo për punë për në shtetet evropiane. E, për të gjetur një person që merret me rregullimin e vizave në mënyrë të jashtëligjshme nuk është e vështirë. Këtë gjë mund ta bësh shumë thjesht, duke kërkuar në internet.

Pas postimit të kësaj oferte, "Kohavision" i ka shkruar këtij personi më një adresë jozyrtare, duke i lënë edhe një numër kontaktues dhe duke shprehur interesimin për blerjen e vizës. Pas pak kohësh shitësi i vizave ka telefonuar në numrin e lënë nga KTV-ja, duke siguruar se viza do të jetë origjinale, madje e nxjerrë nga ambasada italiane.

Përveç garancisë se viza është origjinale, ai garanton se i tërë procesi do të kryhet brenda 15 ditësh. Sipas tij, ai person që pajiset me këtë vizë e ka të garantuar për një vit dhe se ka të drejtë pune në çdo vend që është pjesë e zonës “Shengen”.

(Marrë nga Indeksonline)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset