PRISHTINË- Një çift homosekualësh kanë depozituar sot në Zyrën e Martesave në Komunën e Kaçanikut një kërkesë për të zyrtarizuar lidhjen e tyre.

Një kosovar dhe një shtetas i huaj kanë kërkuar të zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Por kërkesa nuk është pritur mirë për shkak të rrethanave kosovare jo zakonshme dhe për arsye se
zyrtarët nuk kanë njohuri nëse mund ta bëjnë këtë gjë ligjërisht.

Kushtetuta e Kosovës konsiderohet si një prej Kushtetutave më moderne që trajton çështjen e orientimeve seksuale, por problemi për lidhje mes një çifti homoseksualësh i përket Ligjit për Familjen.

Prandaj, zyrtarët e komunës së Kaçanikut i janë drejtuar për të pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme nëse mund ta kurorëzojnë këtë çift. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)