Kosovë, kontrolli në kufi i
gjejnë 80 mijë euro në trup

Kosovë, kontrolli në kufi i<br />gjejnë 80 mijë euro në trup
PRIZREN - Në hyrje të Pikë Kalimit Kufitarë të Vërmicës, Oficerët Doganor kanë kapur 80 000 euro të pa deklaruara. Këto të holla oficerët doganor i kanë gjetur në një automjet ku pasi që e kishin ndalur për ta kontrolluar në pikalimin kufitar në Vërmicë.
 
Drejtuesi i mjetit dhe bashkë-udhëtari prezent në automjet kishin pohuar që nuk kanë asgjë për të deklaruar, por në të vërtet në pjesën e pasme të automjetit në mes të ulëseve kishin fshehur 41.000 euro.
 
Pas kontrollit detal të automjetit, oficerët doganor kanë gjetur tek vozitësi mjete monetare të fshehura në shumë prej 29.000 euro ndërsa tek bashkë udhëtari janë gjetur 10.000 euro gjithashtu të padeklaruara, ku në total janë zbuluar 80.000 euro shkruan Zëri.
 
Me ketë rast palët në fjalë kanë bëre shkelje të ligjit duke mos deklaruar mjetet monetare në vlerë mbi 10.000 euro. Me urdhër të prokurorit janë arrestuar dy personat tek të cilët është gjetur kjo sasi.
 
Oficerët Doganor po në këtë pikë kufitare kanë zbuluar telefona mobil në vlerë prej 8.587 euro. Malli i zbuluar është konfiskuar, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë kundërvajtëse.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë