Kosovë, kontrollohen kazinotë
100 milionë euro qarkullim

Kosovë, kontrollohen kazinotë<br />100 milionë euro qarkullim
PRISHTINË - Dy vëllezërit, Arben dhe Arjan Krasniqi, pronar të lojërave të fatit “Apex”, si dhe punëtori i tyre, Arben Neziri, janë arrestuar të hënën në mëngjes nga njësia speciale e policisë së EULEX-it, nën dyshimin se kanë kryer vepër penale të detyrimit.
 
Po ashtu, të njëjtët dyshohet se kanë kryer edhe transaksione të dyshimta jashtë vendit. Operacioni që ka zgjatur gjatë gjithë ditës së hënë, është kryer nën urdhrat e prokurorit të EULEX-it, që vepron në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
 
Zëdhënësi i misionit EULEX-it, Blerim Krasniqi, e ka konfirmuar bastisjen që ka ndodhur në lokalet e lojërave të fatit “Apex”, shkruan gazeta Zëri.
 
Mirëpo, ai nuk ka dhënë ndonjë informacion shtesë në lidhje me bastisjen, por as për personat që janë arrestuar. Informacione më të hollësishme rreth arrestimit të hënën nuk ka pasur as avokati mbrojtës i Arben Krasniqit, avokati Arianit Koci.
 
“Ka qenë një operacion i bastisjes në shtëpinë e Arben Krasniqit dhe në lokacionet e “Apex Games”. Prokuroria dyshon që kemi të bëjmë me veprën penale të detyrimit. Kjo situatë shumë shpejt do të sqarohet”, ka thënë avokati Koçi.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike