PRISHTINË - Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Francës, Bernard Accoyer, në takimin sot në Paris, me krye parlamentarin kosovar, Jakup Krasniqi, shprehu kënaqësinë për atë që ka arritur Kosova dhe veçanërisht shprehu nevojën për rolin e fuqishëm të Kuvendit për përmbushjen e kornizës ligjore dhe për forcimin e shtetit ligjor.
"Ne", tha ai, "e mbështesim Kosovën, duke e dëshmuar këtë edhe me prezencën franceze atje," bëri të ditur zyra e shtypit e Kuvendit kosovar.
Kryetari i Kuvendit, Krasniqi e njoftoi homologun e tij francez për shtetndërtimin në Kosovë, kornizën ligjore të hartuar në përputhje me legjislacionin e BE-së, mbështetjen që Kuvendi kosovar ka pasur gjatë këtyre viteve, sidomos nga Asambleja Kombëtare e Francës, si dhe për nevojën e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe parlamenteve.
Një temë e pashmangshme e takimeve të krye parlamentarit Krasniqi në Francë ishte gjendja në veriun e Kosovës dhe dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Delegacioni paraqiti pikëpamjen institucionale për domosdoshmërinë e shtrirjes së kushtetutshmërisë në veri, për nevojën e shpërbërjes së strukturave ilegale kriminale atje dhe për sigurimin e qarkullimit të lirë e të mirëqenies qytetare.
Anëtarët e delegacionit të Kosovës kërkuan nga Franca dhe Bashkimi Evropian që të bëjnë presion te Beogradi që të heqë dorë nga ndërhyrjet në punët e brendshme të Kosovës dhe nga mbështetja që iu bën strukturave kriminale në veri.
“Ne jemi për dialog teknik e simetrik me Serbinë, por jo të kushtëzuar prej saj”, u tha në takim.
Të gjitha takimet u zhvilluan në mënyrë shumë të hapur, në frymë sinqeriteti dhe miqësie.
/Shqiptarja.com