Kosovë, Kuvendi kërkon sqarime për
implikimet ligjore të marrëveshjes
Kuvendi i Kosovës do t’i kërkojë qeverisë që të japë shpjegime në lidhje me ligjet që parashikohet të ndryshohen si rrjedhojë e planit të zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, para se ajo të shkojë në procedurat e rregullta të ratifikimit.
PRISHTINE- Kuvendi i Kosovës do t’i kërkojë qeverisë që të japë shpjegime në lidhje me ligjet që parashikohet të ndryshohen si rrjedhojë e planit të zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, para se ajo të shkojë në procedurat e rregullta të ratifikimit.
Një kërkesë të tillë, pritet ta bëjë Komisioni për Legjislacion dhe kryetari, Arben Gashi, kurse për shpjegime në Kuvend, pritet të ftohet zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Marrëveshja bashkë me planin e zbatimit, tashmë edhe zyrtarisht është në duart e deputetëve. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka konfirmuar se qeveria ka proceduar marrëveshjen në formë projektligji për ratifikim, por ende nuk dihet afati kohor se kur do të dalë para seancës për shqyrtim.
“Po, projektligji ka ardhur. Tani u shkon komisioneve dhe më pas komisionet duhet ta kthejnë raportin me rekomandime. Tash për tash nuk është në agjendë”, ka thënë Krasniqi.
Marrëveshja bashkë me aneksin e planit të zbatimit është dërguar në Komisionin për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i këtij komisioni, Arben Gashi deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se do të kërkohet nga zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi që të shkojë në Komision dhe të sqarojë se cilat janë ato ligje që do të duhet të ndryshohen për zbatimin e marrëveshjes, pasi që me projektligjin e qeverisë vetëm përmendet se do të miratohen disa ligje.
Një pikë tjetër problematike, sipas deputetit Arben Gashi është edhe çështja e amnistisë.
Ai ka thënë se do të kërkohet nga ministri i drejtësisë ta sqarojë nëse bëhet fjalë për amnistinë vetëm për strukturat paralele serbe nga veriu, çka sipas tij, do të binte ndesh me amendamentet kushtetuese.
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë e arritur më 19 prill në Bruksel, ishte operacionalizuar më pas edhe me planin e zbatimit të datës 22 maj.
Me këtë marrëveshje të dyja vendet kanë marrë obligimet për zbatimin e saj.
Por, paraprakisht, nga Prishtina pritet ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend dhe miratimi i kornizës ligjore, kurse nga Beogradi, si hapa fillestar parashihen veprimet në drejtim të shuarjes së strukturave paralele në Kosovë.
Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, sipas legjislacionit të Kosovës bëhet më dy të tretat e numrit të deputetëve.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
37.8%
-
Jo
52%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 6479
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prokuroria sekuestroi 122 ha tokë, Kush është kompania greke që mori me qira tokën për 98 vjet për të ndërtuar parkun fotovoltaik në Libohovë
30 Korrik, 14:02
-
Ndryshimet në qeveri, grupi i PD kërkesë për debat Kuvendit: Përbërja e Këshillit të Ministrave s’është produkt privat i Ramës
30 Korrik, 13:51
-
Tirana mirëpret marrjen e Presidencës së BE nga Hungaria, Veliaj: Shqipëria po punon përditë për integrimin në BE, krenar për bashkëpunimin
30 Korrik, 13:48
-
Detaje nga tenderi i Portit të ri tregtar në ‘Porto Romano’! Përpunohen 2 mln kontejnerë, pret 1 mln pasagjerë në vit! Sipërfaqja totale 400 hektarë
30 Korrik, 13:35
-
Paris 2024/ Grisi Koxhaku eleminohet nga gara e notit
30 Korrik, 13:30
-
Gjirokastër/ Sekuestrohen 122 ha tokë ku do ndërtohej parku fotovoltaik në Libohovë, iu mor pronarëve me dokumente false! Arrestohet inxhinieri
30 Korrik, 13:09
-
U mori ryshfet 22 ish-pronarëve për t’i kompensuar, GJKKO dënon me 5 vite burg ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave
30 Korrik, 13:07
-
Indi/ 63 të vdekur, dhjetëra të plagosur nga rrëshqitjet e dheut
30 Korrik, 12:43
-
Kavajë/ Agjësohen 530 bimë kanabis në fshatin Bardhorë! Në pranga faturisti i ujit, dyshohet për kultivim të lëndës narkotike dhe shpërdorim detyre (EMRI)
30 Korrik, 12:37
-
I dënuar përjetë për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti kërkon lirinë! Seanca në Gjykatën e Elbasanit shtyhet në shtator! Avokatët kërkojnë kohë
30 Korrik, 12:35
-
Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm
30 Korrik, 12:19
-
Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë
30 Korrik, 12:18