Kosovë, Kuvendi voton qeverinë e
re,Haradinaj do prezantojë kabinetin

Kosovë, Kuvendi voton qeverinë e<br />re,Haradinaj do prezantojë kabinetin
Sot do të zhvillohet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re në Kosovë, ku Kryetari i Kuvendit të Kosovës,  Kadri Veseli ka  deklaruar se pas takimit të Kryesisë së Kuvendit, seanca do të mbahen në orën 16: 00.

“Është seancë e jashtëzakonshme, do të jetë zgjedhja e qeverisë së re të Republikës së Kosovës dhe kryeministrit Ramush Haradinaj. Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë, kemi shumë punë”, është shprehur Veseli i cili ka shtuar se qeveria e ardhshme ka shumë punë pasi Kosova duhet të vazhdojë orientimin e saj euroatlantik.

Gjithashtu Veseli shtoi gjatë një konference për mediat se emrat e ministrave do të bëhen publike shumë shpejt, duke theksuar se “kurrë këtë vend nuk do ta udhëheq Serbia”.

Ramush Haradinaj, të cilit i është dhënë mandati për formimin e qeverisë, do të prezantojë në Kuvend kabinetin e ri qeveritar, të cilët duhet të marrin të paktën 61 vota të deputetëve për t’u zgjedhur.

Që prej zgjedhjeve vendore në Kosovë nuk është arritur të zgjidhet qeveria e re, ndërsa seanca e sotme pritet t’i jap zgjidhje krizës politike në vend.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre