Kosovë, marrëveshja PDK-LDK
ndahen postet, 8 ministri për secilën

Kosovë, marrëveshja PDK-LDK<br />ndahen postet, 8 ministri për secilën
PRISHTINË - Partnerët e koalicionit më të ri në Kosovë, PDK-LDK do të formojnë strukturat e Kuvendit dhe Qeverisë javën e ardhshme. Mediat kosovare bëjnë të ditur se aktualisht dy strukturat partiake po shqyrtojnë detajet e marrëveshjes, programin dhe strukturën qeverisëse.
 
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka konfirmuar se do të udhëheqë ekzekutivin, ndërsa në rrugë jozyrtare, është konfirmuar se PDK do të marrë postin e presidentit me përfundimin e mandatit të Atifete Jahjagës, në fillim të vitit 2016.
 
Kryeministri i ardhshëm Mustafa ka bërë të ditur disa detaje të marrëveshjes së të mërkurës mbrëma, sipas së cilës gjysma e ministrave, konkretisht tetë prej tyre do të jenë nga LDK, dhe gjysma tjetër nga PDK e Thaçit, të cilës do t’i takojë edhe posti i krye parlamentarit. Ndërsa 3 ministri do të jenë të rezervuara për komunitete e pakicave.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës