PRISHTINË- Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka planifikuar të akordojë një fond prej 1.7 milion euro për rajon policor të veriut. Kjo në bazë të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 19 prill të viti të kaluar.
Rajoni policor i veriut e ka marrë epitetin Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, e cila në strukturën e saj të sigurisë dominohet nga serbë, që deri tani kanë vepruat ilegalisht, shkruan “Koha Ditore”
Përpos kësaj, MPB-ja do të përmbush edhe katër detyra tjera që burojnë nga marrëveshja, që janë funksionimi i qendrave të regjistrimit civil dhe zyrave të gjendjes civile, funksionalizimi i njësive të zjarrfikësve, fillimi i ndërtimit të pikave të përhershme të IBM-së me Serbinë dhe funksionalizimi i këshillave komunale për siguri dhe bashkësi.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com