Kosovë, përgatitje për anatërsimin në Këshillin Europian

Kosovë, përgatitje për anatërsimin në Këshillin Europian
Së shpejti Kosova do të hapë një kosullatë, në Strasburg e cila në mënyrë zyrtare do të merret me punë konsullore në Francë. Por ndërkohë misioni i vërtetë i Kosovës do të jetë përgatitja për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).
Mësohet se qëllimi i kësaj ofensive diplomatike të Republikës së Kosovës është anëtarësimi në këtë këshill deri në fund të vitit 2013.
Sipas FAZ pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, është duke e nxitur dhe mbështetur Britania e Madhe, e cila nga muaji Janari deri në Qershor të këtij viti do të udhëheqë këtë këshill, ndërsa pas Britanisë, udhëheqjen e radhës do ta marrë Shqipëria.
Ky plan është shfaqur menjëherë pasi u refuzua plani për marrëveshje me UNMIK-un në emër të Kosovës. “Plani i refuzuar ka qenë i pranueshëm për Serbinë, sepse nënshkrimi i marrëveshjeve me UNMIK-un nënkuptonte mosnjohja e Kosovës nga Këshilli i Evropës. Por në momentin kur Rusia ndërhyri, plani u hodh poshtë nga shumica e anëtarëve të këshillit”.
Ndërkohë e Beogradi nuk ndalet së penguari pavarsinë e këtij shteti të ri, ku së fundmi i është drejtuar Rusisë për t’i ndihmuar në bllokimin e Kosovës. Por kjo rezultoi e kundërta, e duket se kjo ka përshpejtuar anëtarësimin e Kosovës në KE.
“Ministri britanik për Europën, David Lidington, në fillim të marrjes së mandatit gjashtëmujor, kishte mbështetur planin e marrëveshjes me UNMIK-un, mirëpo më pas indirekt kishte paralajmëruar refuzimin e këtij plani dhe mbështetjen e pakursyer për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.
Ndërsa Kosova po përgatitet për anëtarësim në Këshillin e Evropës, një zyrtarë i lartë i KE, ka shprehur se Rusia ndonjëherë e ndihmon Serbisë më shumë se sa duhet.




fj.di/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)