Kosovë, përgjimi ndaj ish-kryetarit
të gjykatës zbuluan paligjshmëritë

Kosovë, përgjimi ndaj ish-kryetarit<br />të gjykatës zbuluan paligjshmëritë
PRISHTINE - Kur Policia e EULEX-it kishte bastisur shtëpinë, zyrën dhe pronat tjera të Nuhi Ukës, kishte vendosur përgjues. Prej 21 marsit të këtij viti hetuesit kanë dëgjuar çdo bisedë që ka zhvilluar ish-kryetari i Gjykatës komunale të Prishtinës që tani punon si avokat.
 
Njëra prej këtyre bisedave është bërë për shkas që atij dhe një të afërmi të klientit të tij, Remzi Potokut, t’i caktohet të premten masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, pas seancës dëgjimore të mbajtur në Gjykatën Themelore të Prizrenit.
 
Ky veprim i avokatit Nuhi Uka dhe Remzi Potokut, vëllai i Bahri Potokut, i akuzuar për trafikim me qenie njerëzore është cilësuar si frikësim i dëshmitarit dhe pengim i të provuarit. Uka dyshohet për vepër penale të dënueshme nga dy deri 10 vjet burgim, shkruan Koha Ditore.
 
Nuhi Uka dyshohet se është zbuluar se së bashku me Remzi Potokun kanë ndikuar te një dëshmitare në mënyrë që ajo të ndryshojë deklaratën e saj. Ky veprim i avokatit Uka dhe i Potokut është cilësuar si frikësim i dëshmitares dhe pengim i të provuarit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë