Ish – deputeti dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokrate të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 11 qershorit Agim Kikaj ka ndërruar jetë ditën e sotme.
 
Mësohet se Kikaj ka pësuar një atak në zemër. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë këshilltarja për media e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Netja Bejta.
 
“Jam shumë e pikëlluar për lajmin e vdekjes së njeriut shumë të ndershëm dhe intelektual deputetit të LDK-së , zotit Agim Kikaj . Para disa orësh e takuam në punimet e KP -së, njeri shumë modest dhe optimist për ne të rinjtë”, shkruan Bejta.
 
Deputeti Agim Kikaj ishte deputet në legjislaturën e Kuvendit të Kosovës e cila u shpërnda para dy jave. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)