Kosovë, parlamenti përfshihet
nga debatet, opozita braktis sallën

Kosovë, parlamenti përfshihet<br />nga debatet, opozita braktis sallën
KOSOVE- Është ndërprerë vetëm pak minuta pasi kishte nisur seanca parlamentare në kuvendin e Kosovës, duke u shtyrë për ditën e martë. Shkak ëshët bërë debati mes mazhorancës , që kërkonte rivotim për një vendim të marrë dje, dhe opozitës – që e kundërshtonte atë . Pas këtij debati vetëm 36 deputetë deputetë mbetën në sallë, një numër që nuk mjafton për të marrë asnjë lloj vendimi.

Grupi Parlamentar i PDK-së kërkoi që të kthehet në rivotim rekomandimi i miratuar dje për kushtëzimin e dialogut me Serbinë me zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Sipas PDK janë miratuar dy dokumente për të njëjtën gjë dhe sipas tij janë në kundërshtim me njëri tjetrin. Ai kërkoi që ato të harmonizoheshin dhe më pas të votoheshin. Por LDK theksoi se nëse rivotohet një vendim i miratuar dje nga Kuvendi, deputetët e kësaj partie do të braktisin seancën. Edhe Vetëvendosja po ashtu u deklarua kundër kërkesës së PDK-së.
Të gjitha grupet e tjera parlamentare mbështetën kërkesën e PDK-së, por kur erdhi momenti i votimit, pasi LDK,VV e AAK braktisën seancën, dhe mungonte numri i nevojshëm për të marrë çfarëdo vendimi. 

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)