Kosovë, Presidentja mbështet
Thaçin dhe marrëveshjet në Bruksel

Kosovë, Presidentja mbështet <br />Thaçin dhe marrëveshjet në Bruksel
KOSOVË - Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryeministrin Hashim Thaçi, i cili e informoi për dialogun që po zhvillohet në Bruksel. Thaçi e informoi për marrëveshjet e arritura në parim që priten të konkretizohen në takimin e radhës më 4 mars.

Kryeministri tha se është arritur pajtimi që të shpërbëhen strukturat policore dhe të inteligjencës të Serbisë në Kosovë dhe që të transformohen strukturat e tjera, të krijohet asociacioni i komunave ekzistuese me shumicë serbe në Kosovë, dhe që në katër komunat në veri të Kosovës të mbahen zgjedhjet për asambletë komunale dhe për kryetarët e komunave, si dhe të funksionalizohet sistemi i drejtësisë dhe i gjykatave edhe me krijimin e dy gjykatave komunale, të Republikës së Kosovës në Leposaviq dhe në Zveçan.

Nga ana e saj Jahjaga i dha mbështetje të plotë dialogut që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e që po udhëhiqet nga kryeministrat e shteteve.

Ajo theksoi se dialogu po dëshmohet si e vetmja mënyrë e suksesshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si dy vende fqinje, të pavarura dhe sovrane, dhe se të gjitha marrëveshjet që po arrihen janë sipas standardeve dhe normave më të larta evropiane dhe në bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve të Republikës së Kosovës, të sovranitetit dhe të integritetit territorial dhe të ingerencave të pushtetit në të gjithë territorin e shtetit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve