Kosovë, pritet vendimi për hapjen
e negociatave për MSA-në me BE

Kosovë, pritet vendimi për hapjen<br />e negociatave për MSA-në me BE
BRUKSEL- Në Bruksel vazhdon edhe sot Samiti i Liderëve të Bashkimit Europian, ku pritet të formalizohet nisja e negociatave për anëtarësimin e Serbinë në BE, por gjithashtu edhe Kosovës pritet t’i konfirmohet hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në.

Ndërkohë, samiti i liderëve të Bashkimit Europian është mbajtur edhe dje, ku kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se mbledhja e parë BE-Serbi, në lidhje me negociatat e anëtarësimit të kësaj të fundit në bllokun europian, mund të mbahet në janar të vitit 2014, vetëm nëse në dhjetor ka verifikime të sakta për zbatimin e plotë të marrëveshjes me Kosovën.

Dje po ashtu, liderët e BE-së parimisht i dhanë sinjalin se mund nisjen negociatat për anëtarësim me Serbinë në BE, kurse sot pritet vendimi për Kosovën.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë