Kosovë, prokuroria e Mitrovicës
lëshon urdhërarrest për Vulinin
Prokuroria në Mitrovicë, sot ka kërkuar lëshimin e urdhërarrest për ministrin e qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili në mënyrë të paautorizuar ka kaluar kufirin e Kosovës.
PRISHTINË - Prokuroria Themelore në Mitrovicë, sot ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë që ta lëshojë një urdhërarrest për ministrin pa protofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili në mënyrë të paautorizuar ka kaluar kufirin e Republikës së Kosovës me Serbinë.
Gjithashtu është bërë me dije se Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka marrë sot aktvendim për fillimin e hetimeve kundër ministrit pa protofol në Qeverinë e Serbisë Aleksandar Vulin.
“Ky aktvendim është marrë për arsye se ekziston dyshimi i arsyeshëm se Aleksandar Vulin, më 17 tetor 2013, në kohën e pacaktuar, në mënyrë të paautorizuar ka kaluar kufirin e Republikës së Kosovës me Serbinë, jashtë vendkalimit kufitar të autorizuar dhe ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Me këtë ka kryer vepër penale, Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare nga neni 146 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të shtetit, shkruan RTK.
Sipas këtij aktvendimi, hetimet fillojnë nga dita e sotme, pasi ekziston dyshimi i bazuar se Vulin ka kryer vepër penale dhe me qëllim që në procedurën hetimore të mblidhen prova në bazë të së cilave, do të vendoset nëse do të ngritët aktakuzë apo hetimi do të pushojë.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë që të lëshojë urdhërarrest ndaj të pandehurit Vulin.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2262
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44