Kosovë, prokuroria pushon
hetimet ndaj Aleksandër Vulin

Kosovë, prokuroria pushon<br />hetimet ndaj Aleksandër Vulin
MITROVICE - Ministri pa Portofol në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin mund të vijë lirisht në Kosovë dhe askush nuk do ta arrestojë. Prokuroria ka pushuar hetimet ndaj tij. Kaq sa i përket “këmbëngulësisë” së Shtetit të Kosovës përballë provokimeve dhe shkeljeve të vendimeve të Qeverisë së Kosovës nga ky Ministër serb.
 
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, pas marrjes së aktvendimit për fillimin e hetimeve kundër Aleksandër Vulin, ministër pa portofol në Qeverinë e Serbisë dhe kërkesës drejtuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë që të lëshojë urdhër-arrest ndaj të pandehurit Vulin, ka autorizuar Policinë kufitare që të kryej hetime shtesë lidhur me këtë rast”, ”, thuhet në një komunikatë të Prokurorisë së Shtetit.
 
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka pranuar nga Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare, Veriu, raportin plotësues me numër 2013-YN-198, në të cilin thuhet se gjatë zhvillimit të hetimeve lidhur me këtë rast, që ka të bëjë me vepër penale të kualifikuar si “Kalim ilegal i kufirit” nga neni 146 i KPRK-së, ku i dyshuar ishte ministri i Qeverisë së Serbisë Aleksandër Vulin, janë siguruar dëshmi, në bazë të së cilave vërtetohet se Vulin, më datë 16.10.2013, nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës ka hyrë përmes vijës hekurudhore Kralevë-Zveçan-Mitrovicë e Veriut, e cila është pikë e autorizuar për kalim kufitar”.
 
“Në bazë të këtyre dëshmive, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, më 30 tetor 2013, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë që ta tërheq urdhër-arrestin e lëshuar ndaj të pandehurit Vulin, si dhe ka pushuar hetimet, pasiqë janë plotësuar kushtet ligjore për një gjë të tillë”, ka shtuar ai.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë