Kosovë, serbët sulmojnë policinë
në Mitrovicë, disa të plagosur 

Kosovë, serbët sulmojnë policinë<br />në Mitrovicë, disa të plagosur 
Disa policë në Kosovë kanë marrë lëndime në trup, pasi janë sulmuar të mërkurën rreth orës 22:30 minuta nga një grup i serbëve në veri të Mitrovicës.
 
Policia është sulmuar teksa po bastiste lokalet e Kryqit të Kuq të Serbisë, që ndodhen në rrugën “Lolla Ribar” afër Shkollës Teknike.
 
Shefi i Operativës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, Zhelko Bojiç ka konfirmuar se shumë policë janë lënduar, ndërsa dy prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.
 
Ai ka thënë se në aksionin e Policisë së Kosovës nga Prishtina, në të cilin merrnin pjesë edhe zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale në veri, nuk ka pasur pjesëtarë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës ROSU.
 
Njoftimet e medieve në Beograd për pjesëmarrjen e specialëve kosovarë në këtë aksion mbase kanë qenë edhe shkaku kryesor që ka nxitur serbët ta sulmojnë Policinë e Kosovës, shkruan Zeri.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre