Kosovë-Serbi, bisedime intensive
mes treshes Nikoliç-Daçiç-Vuçiç

Kosovë-Serbi, bisedime intensive <br />mes treshes Nikoliç-Daçiç-Vuçiç
Konsultimet mes Presidentit serb Tomisllav Nikoliç, kryeministrit Ivica Daçiç dhe zv.kryeministrit të parë Aleksandar Vuçiç do të vazhdojnë gjatë fundjavës.

Mediat serbe raportojnë se bisedimet e tre zyrtarëve të lartë do të mbahen edhe gjatë fundjavës, ndërsa të dielën ata duhet të takohen me shefat e grupeve parlamentare.

Ndërkohë, bëhet me dije se qeveria do të mbajë një sesion të jashtëzakonshëm ditën e hënë, ku anëtarët e kabinetit do të diskutojnë ofertën e BE-së.

Pasditen e së premtes, janë mbajtur konsultime ndërmjet Nikoliç, Daçiç dhe Vucic në ndërtesën e Presidencës serbe. Megjithatë, ata nuk kanë dhënë asnjë deklaratë pas takimit. Të gjithë këto bisedime bëhen pasi ditën e martë, Bashkimi Evropian prêt një përgjigje përfundimtare mes palës serbe dhe kosovare për arritjen apo jo, të marrëveshjes midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ndërkaq, raportohet se Kisha Ortodokse serbe i ka dërguar një apel kryetarit të Serbisë Nikoliç, kryeministrit serb Daçiç dhe zv.kryeministrit serb Vuçiç që të mos pranojnë asnjë kusht të Bashkësisë Evropiane për anëtarësim të Serbisë në të.

“Premtimet më të rëndësishme bërë para e pas zgjedhjeve me të cilat e fituat besimin e popullit që në këtë periudhë turbullirash e trazirash të udhëhiqni Serbinë, kanë qenë se nën kurrfarë kushtesh nuk do ta dorëzoni, nuk do ta tradhtoni dhe nuk do ta shisni Kosovën”, thotë ndër të tjera kumtesa e Kishës Ortodokse Serbe.

Ndërsa kryeministri i Kosovës Thaçi ka shpresë se do të arrihet marrëveshja e shumëpritur.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset