Kosovë-Serbi, Koçijançiç: Temat
e diskutimit caktohen nga vetë palët

Kosovë-Serbi, Koçijançiç: Temat<br />e diskutimit caktohen nga vetë palët
Prishtina dhe Beogradi nuk kanë pse të presin listë me tema që do të diskutohen në Bruksel më 9 shkurt, pasi temat duhet të caktohen nga vetë palët dialoguese.

Kështu është shprehur, Maja Kocijançiç, zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini e cila tani është edhe ndërmjetësuese e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Janë vetë palët ato që do të caktojnë temat për të cilat duan të diskutojnë në takimin e 9 shkurtit”, ka thënë Kocijançiç.

Të gjithë janë të fokusuar në takimin e parë në mes të qeverive nga Beogradi dhe Prishtina që udhëhiqen nga kryeministrat, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç, që do mbahet në Bruksel më 9 shkurt, ndërsa spekulimet kryesisht bëhen nëse do të flitet për Trepçën.

E pyetur se si kanë mundësi palët të diskutojnë nëse ende nuk janë takuar fare me njëri tjetrin, Kocijançiç ka thënë se takimi i 9 shkurtit në Bruksel me siguri do të jetë për të vlerësuar implementimin e marrëveshjeve tashmë të arritura dhe më pas për të vendosur se çfarë do të diskutohet më tutje. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf