Kosovë- Serbi, raundi i ri i
bisedimeve, ndoshta më 16 prill

Kosovë- Serbi, raundi i ri i <br />bisedimeve, ndoshta më 16 prill
BRUKSEL-  Bashkimi Europian planifikon që më 16 prill të organizojë edhe një raund “bonos” të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, por vetëm në qoftë se diplomacia jo formale arrin të përafrojë qëndrimet e të dyja palëve dhe sigurohet nënshkrimi i marrëveshjes.

Kreut shtetëror serb tashmë i janë dërguar sinjale se Brukseli është i gatshëm për “vazhdime” në dialog, pavarësisht vendimit të Qeverisë së Serbisë që të mos pranojë ofertën që të heq dorë nga veriu i Kosovës, transmeton “Vecernje Novosti”.

Sipas gazetës serbe, ndonëse fuqitë perëndimore bëjnë presion mbi Beogradin që të pranojë marrëveshjen, asnjë ofertë e përmirësuar nuk ka arritur në adresën e Serbisë.

Burimet serbe thonë se baronesha Catherine Ashton ka dërguar “letër” në katër kryeqendra të BE-së – në Berlin, Paris, Londër dhe Romë – që t’i japin qëndrime të sakta politike se çfarë hapash duhet të ndërmarrë ndaj Beogradit dhe Prishtinës.

Ajo pret instruksione nëse duhet që ditëve në vijim të caktojë edhe një raund bisedimesh, që do të duhej të bëhej deri më 16 prill, kur paraqet raportin për përparimet në dialog.

Ashton kërkon nga katër vendet kryesore të BE-së që në ditët në vijim të bëjnë presion mbi të dyja palët, në mënyrë që në takimin e ardhshëm të mos vijnë me pozicione të njëjta, por të përgatitura për kompromise të caktuara dhe lëvizje nga pozicionet.

Baronesha Ashton tha se “shpreh keqardhje për shkak të vendimit të Qeverisë serbe që të mos pranojë elementet e marrëveshjes me Kosovën”.

(telegrafi/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset