Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do takohen në muajin mars të 2015, në një mbledhje tjetër pas të parës historike të zhvilluar në 11 janar 2014, në qytetin e Prizrenit, është paralajmëruar në deklaratat e bëra në Prishtinë.
Kryeministri shqiptar Edi Rama, duke e uruar në Prishtinë Vitin e Ri 2015, e ka paralajmëruar si, "një vit që jam shpresëplotë se do ta hapim, më në fund, me mbledhjen e kthimit të të dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës, për të parë se ku jemi me dosjet e bashkimit të rrugëve tona drejt të ardhmes dhe për të punuar me shumë më tepër vetëdije dhe cilësi, në mënyrë që ky moment i madh të mos na iki pa i marrë maksimumin".
Kreu i qeverisë së Shqipërisë ka folur në forumin e organizuar në 26 dhjetor nga Lëvizja Fol, me temën shqiptarët dhe Ballkani, në kryeqytetin kosovar. "Së bashku me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, patëm një kafe mëngjesi me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutuam axhendën e integrimit europian, përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies në dy vendet, bashkëpunimin rajonal si dhe zhvillimet e fundit politike. U dakorduam që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në fund të muajit mars 2015", ka bërë të ditur zv/kryeministri e ministri i Jashtëm kosovar, Hashim Thaçi.
Në seancën e Kuvendit në 8 dhjetor, të zgjedhjes së qeverisë së re, i mandatuari për kryeministër, Isa Mustafa, duke prezantuar programin qeverisës ka theksuar se, "do të përgatitet projekti për lidhjen hekurudhore me Shqipërinë" dhe "do të unifikojmë tregun energjetik me Shqipërinë për të arritur komplementaritet", ndërsa ka folur edhe për bashkëpunime të tjera, duke u shprehur se "kultivimi i relacioneve të veçanta kulturore me Shqipërinë dhe me vendet e tjera ku jetojnë shqiptarët do të thellohet".
Shqipëria, Gjermania, SHBA-të, janë shtetet që ka përmendur kryeministri Mustafa, i pyetur nga mediat pas zgjedhjes, për vizitat e para që do bëjë. "Kam një ftesë të hapur për Shqipëri", është shprehur ai mes tjarash.
"Ju e dini se për autoritetet kosovare dera e Kryeministrit të Shqipërisë mbetet gjithmonë e hapur. Në një kohë sa më të përshtatshme për Ju, vizita e Kryeministrit të Kosovës në Tiranë, do të ishte mëse e mirëpritur", ka shkruar mes tjerash Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në telegramin e urimit Kryeministrit Isa Mustafa.
Pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në 11 janar 2014, në një ceremoni të organizuar te Shtëpia e Lidhjes Shqiptare në Prizren, u bë nënshkrimi zyrtar i Dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve dhe marrëveshjeve tjera mes dy qeverive.
Në mbledhjen historike, të hapur me fjalimin e kryeministrit (të atëhershëm) të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, janë shqyrtuar:
1. Dokumenti për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë;
2. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim në Lehtësimin e Tregtisë;
3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim në fushat e Transportit dhe Infrastrukturës;
4. Propozimi për Bashkëfinancim të pajisjeve mjekësore të Maternitetit të Preshevës;
5. Propozimi për përfaqësimin e përbashkët konsullor midis Republikës se Kosovës dhe Republikës se Shqipërisë;
6. Marrëveshja për Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë;
7. Marrëveshja për Bashkëpunim në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të energjisë;
8. Themelimi i iniciativës për Fondin Zhvillimor për Luginën e Preshevës;
9. Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe aktivitetet për ndërtimin e kalendarit të përbashkët kulturor;
10. Propozimi për bashkëfinancimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DOKUFEST në Prizren;
11. Propozimi për heqjen e taksës së TVSH-së apo taksës tjetër doganore për importin e librit nga Shqipëria;
12. Dorëzimi i legjislacionit të BE-së të përkthyer në gjuhën shqipe nga Ministria e Integrimit Evropian e Republikës së Shqipërisë te Ministria e Integrimit Evropian e Republikës së Kosovës;
13. Themelimi i Komisionit të Përbashkët Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së, si dhe bashkëpunimin në sferën e përafrimit të legjislacionit ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës./ATSH/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com