Kosovë-Shqipëri, marrëveshje
për kodin telefonik të njëjtë

Kosovë-Shqipëri, marrëveshje<br />për kodin telefonik të njëjtë
Kosova dhe Shqipëria pritet të formojnë grupe punuese të përbashkëta që do të merren me mundësinë e shfrytëzimit të përkohshëm të kodit telefonik të Shqipërisë +355, derisa Kosova të marrë kodin e vetë shtetëror.

Kjo u bë e ditur pas një takimi në Prishtinë ndërmjet ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe ministrit për Inovacionin, Genc Pollo, të cilët nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e teknoligjisë së informacionit dhe të komunikimit.

“Tirana do të ndërhyjë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit. Në një mënyrë ose në një tjetër, Kosova duhet të ketë prefiksin e vet, qoftë ky i Shqipërisë, qoftë një zgjidhje tjetër e dobishme për Kosovën ekonomikisht, në radhë të parë, se bëhet fjalë për tarifime dhe arkëtime të rëndësishme të një sektori ekonomik me vëllim të madh financiar.

Pra, ne jemi të gatshëm që në vijim të kësaj marrëveshje për të gjetur zgjidhjet më të mira në dobi të Kosovës në radhë të parë, dhe mundësi bileterale në radhë të dytë”, deklaroi Pollo. Ndërkohë që kjo nismë u përshëndet edhe nga misnitri Beqaj,i cili tha se Kosova është e gatshme për të marrë një kod të tillë të përkohshëm.

Shkrimi u buotua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.03.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset