Kosovë, skandali i pasaportave,
MPB i detyrohet Doganës 354 mijë €

Kosovë, skandali i pasaportave, <br />MPB i detyrohet Doganës 354 mijë €
KOSOVE - Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës i detyrohet t`i paguajë Doganës së Kosovës 354 mijë euro. Kjo pasi MPB me rastin e importit të pasaportave biometrike për rajonin e Pejës i është shmangur tatimit duke deklaruar importin e pasaportave si letër për printimin e pasaportave.

RTK-ja ka siguruar aktvendimin e Doganës ku shihen qartë obligimet që dalin për Ministrinë. Në aktvendim thuhet se sektori i auditimit të jashtëm ka konstatuar se me rastin e deklarimit dhe zhdoganimit të mallit nuk është vepruar drejt nga Ministria e Brendshme.

Për më tepër aktvendimi sqaron se emërtimi i mallit si letër për printimin e pasaportave është dashur të emërtohet si dokumente identifikuese, pasaporta elektronike -biometrike. Ndërsa numri tarifor i mallit është dashur të jetë 4911, në vend të atij 4901.
Ekzistimin e këtij aktvendimi e kanë pohuar vetë zyrtarë të doganës së Kosovës.

Zëdhënësi Adriatik Stavileci tha se Ministria i është shmangur tatimit duke mos deklaruar mallin në mënyrën e duhur.

“Në muajin e kaluar e kemi marrë përgjigjen nga njësia brenda Unionit Evropian, e cila merret me taksa dhe tarifimin e produkteve. Në momentin që e kemi marrë këtë klasifikim, dogana e ka lëshuar aktvendimin nëpërmjet të cilit Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës i detyrohet të paguajë për disa importe të cilat kanë qenë në emër të Ministrisë. Kur në dokumentin unik doganor paraqitet importues Ministria e Punëve të Brendshme, atëherë në bazë të ligjit, kjo ministri duhet t`i kryejë obligimet për taksa”, theksoi Adriatik Stavileci për RTK-në.

Ministri Rexhepi i ka adresuar përgjegjësitë te Sekretari i përgjithshëm. Në mungesë të tij, por jo para kamerave, ushtruesi i detyrës së sekretarit, Driton Gashi ka pranuar se Ministria e ka marrë dokumentin që e posedon edhe RTK-ja. Sipas tij, Ministria e Brendshme nuk i është shmangur tatimit doganor.

Gashi thotë se nuk është përgjegjëse Ministria e Brendshme për deklarimin e mallit, por kontraktuesi austriak për prodhimin e pasaportave.

Madje Gashi ka thënë se disa herë janë shfaqur problemet me këtë kompani për shmangie të tatimit, pasi në kontratë është e paraparë që kompania austriake t`i kryejë obligimet doganore.

Për më tepër Gashi ka thënë se për shkak të problemeve të tilla deri në fund të javës pritet të merret vendimi nëse do të vazhdohet kontrata me këtë kompani.

Skandali i ashtuquajtur i pasaportave dhe dëshmitë e Natali Velijajt kanë nxjerrë në pah shumë parregullsi në procesin e pasaportave biometrike, të cilat tashmë janë duke u hetuar nga Prokuroria, e ndërsa Natali Velijaj vazhdon të mbahet në paraburgim. Për këtë rast janë pezulluar disa zyrtarë në Ministri të Brendshme. Velijaj pritet që gjatë kësaj jave të japë deklaratën e fundit para Prokurorisë.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ