Kosovë, targat e vjetra serbe
deri më 1 qesho
Deri më 1 qershor, serbët e Kosovës mund të qarkullojnë me targat e lëshuara nga Serbia, por pas kësaj date, çdo automjet me këto targa do të konfiskohet.
PRISHTINE – Deri më 1 qershor, serbët e Kosovës mund të qarkullojnë me targat e lëshuara nga Serbia, por pas kësaj date, çdo automjet me këto targa do të konfiskohet. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha për “Radio Kosovën” se nuk do të ketë shtyrje tjetër të afatit për targat serbe.
“Më 1 qershor përfundon afati dhe nuk ka shtyrje, mjetet do të qarkullojnë vetëm me target RKS ose KS. Mjetet që nuk kanë targa të reja , nuk do të lejohen të qarkullojnë nëpër Kosovë”.
Sekretari për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç tha se, “nuk është mirë të vihen afate të tilla”. Megjithatë, ai tha se nuk mund të komentojë shumë, duke pasur parasysh faktin se duhet të formohet fillimisht qeveria e re në Serbi.
Sidoqoftë, sipas kryeshefit të Agjecionit për Regjistrimin Civil, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Blerim Camaj, është një numër i madh i serbëve që i kanë regjistruar automjetet me targat RKS dhe KS. Sipas tij, me targat KS janë pajisur 1359 serbë, ndërsa me RKS janë 4003.
Qeveria që nga viti i kaluar u ka dhënë serbëve të Kosovës disa afate për ndërrimin e tabelave, duke iu mundësuar që nëse nuk duan të kenë targa RKS, të pajisen me targa KS, por jo t’i mbajnë edhe më tutje targat e lëshuara nga Serbia. Afati i fundit i dhënë gjatë muajit mars, ishte 1 qershori, dhe sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, nuk do të ketë afat tjetër.
(b.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.9%
-
Frikë se humbin
43.4%
-
Arsye të tjera
7.7%
Vota total: 1381
Lajme të tjera
-
40 emigrantë të vdekur nga zjarri në një qendër pritjeje në Meksikë! Presidenti: Refugjatët i vunë flakën dyshekëve (Pamjet e rënda)
29 Mars, 14:12
-
Moska: Armët bërthamore në Bjellorusi, mesazh për NATO-n
29 Mars, 13:59
-
Putin e pranon: Sanksionet mund të kenë efekt negativ në ekonominë ruse
29 Mars, 13:58
-
Rënie e ndjeshme e shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi, 147 mijë më pak se një vit më parë
29 Mars, 13:51
-
'Për Conten është kohë e vështirë, humbi tre miq', drejtori i Tottenham: I drejtë shkarkimi
29 Mars, 13:48
-
Rama: Askush të mos presë pensione të larta nëse i lë kontributet pas dore! Rritja e pagave jashtë mundësive hap gropën e madhe
29 Mars, 13:37
-
A po shkel Kodin Zgjedhor me shpërblimin për pensionistët? Rama: Askush s’na ndalon, kinezëri partish! Nuk i lëmë vetëm në këtë kohë krize
29 Mars, 13:31
-
14 segmente rrugore me kamera, eksperti në Report Tv: Do ulen aksidentet! Kodi i ri rrugor? Duhej të ishte vënë fillimisht në provë
29 Mars, 13:29
-
Rama: 5 mijë lekë bonus pensionistëve, e marrin këtë muaj! Kemi plan ambicioz për ndryshimin e strukturës së pagave, çojmë 900 euro rrogën mesatare
29 Mars, 13:23
-
Misteri i pasurisë së Këlliçit, BMW luksoze, pemëtore e 90 mijë USD me rrogë modeste! Mungojnë të dhënat për bashkëjetuesen! Gënjeu për vlerën e makinës?
29 Mars, 13:17
-
Pjesë e grupit kriminal që dërgonin emigrantët me viza false për 10 mijë euro në SHBA e Britani, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë! I dënuar nga GJKOO me 7 vite burg
29 Mars, 13:14
-
Zëdhënësi i Kremlinit: Lufta hibride me Perëndimin do të zgjasë shumë! Objektivat e operacionit ushtarak rus do arrihen me mjete ushtarake
29 Mars, 13:04