Kosovë, vazhdojnë patrullimet e
xhandarëve serbe, Prishtina hesht

PRISHTINË – “As të hënën nuk kanë munguar provokimet e xhandarmërisë serbe, e cila ka patrulluar me motorë në pikën tek Ugari në Karaçevë”, ka thënë kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli.
 
Shqetësimet për provokimet e xhandarmërisë serbe, kreu i Kamenicës të hënën ua ka paraqitur zyrtarëve të KFOR-it amerikan. Surdulli tha t’i ketë kërkuar majorit amerikan, Jonathan T.Hrtsock, që të ndalë provokimet serbe.
 
“Morëm premtime, se shqetësimet e banorëve do të ngrihen në nivelin qendror në kuadër të forcës së KFOR-it, në mënyrë që në të ardhmen xhandarmërisë serbe mos t’i lejohet hyrja në territorin e Kosovës”, ka thënë Surdulli, shkruan sot “Koha Ditore" në Kosovë.
 
Pas zhvillimeve të fundit KFOR-i po ashtu është zotuar se për caktimin e pikës kufitare do të angazhojë departamentin, i cili më herët është krijuar për implementimin e Marrëveshjes së Kumanovës. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit