PRISHTINE- Përfaqësuesit e serbëve të veriut të Kosovës, në mbledhjen e së enjtes, të mbajtur në Zveçan, kanë marrë vendim që ta shtyjnë për muajin korrik konstituimin e të ashtuquajturit "Kuvend i Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë", të cilin e kishin paralajmëruar për datën 6 qershor.
Siç është thënë në fillim të mbledhjes, e cila ka nisur rreth orës 12.00, arsyet për prolongimin e konstituimit të këtij kuvendi është fakti se Qeveria e Serbisë, ditë më parë, i ka ndërruar 12 kryetarë të komunave paralele në jug të lumit Ibër, si dhe harmonizimi i akteve ligjore.
Këtë vendim e kanë miratuar 59 përfaqësues të serbëve të veriut, nga 84 sa ishin të pranishëm në këtë mbledhje.
Përfaqësuesi i serbëve të veriut, Momçillo Gvozdiç, e ka kumtuar vendimin, i cili është marrë të enjten, për përgatitjet për mbajtjen e mbledhjes konstituive të ashtuquajturit "Kuvend i përkohshëm të Krahinës Autonome të Kosovës".
Ai ka thënë se do të formohet këshilli për përgatitjen e mbledhjes konstituive, të cilën e kanë paralajmëruar për korrik dhe se ai do të autorizohet për përgatitjen e masave dhe akteve të nevojshme për këtë mbledhje.
Kundër vendimi kanë qenë përfaqësuesit e serbëve, të cilët i takojnë Partisë Demokratike, e që më herët e kishin lëshuar mbledhjen. Lideri i serbëve të veriut të Kosovës, Marko Jakshiç, kishte këmbëngulur që Kuvendi të konstituohej.
Në mbledhje, përfaqësuesit serb kanë konkluduar se marrëveshja e Brukselit, e 19 prillit ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë, është e dëmshme dhe e papranueshme për serbët.
Millan Ivanoviç nga Këshilli Nacional Serb, ka thënë për "Radio Evropa e Lirë" se për një konkluzion të tillë ekziston bindje e përgjithshme e përfaqësuesve serbë të veriut.
Ata që zbatojnë këtë marrëveshje, sipas konkluzioneve, bëjnë akt të dhunës së hapur dhe joligjore.
Përfaqësuesit serbë kanë miratuar konkluzionin që përfaqësuesit e të gjitha partive politike, organizatave, si dhe individët, të mos marrin pjesë në përgatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve, të cilat, sipas marrëveshjes së Brukselit, do të shpalleshin nga ana e organeve të Republikës së Kosovës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com