Kosovë, veteranët e UÇK-së
kërcënojnë zgjedhjet lokale

Kosovë, veteranët e UÇK-së<br />kërcënojnë zgjedhjet lokale
PRISHTINË - Veteranët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kërcënuar institucionet e Kosovës se do t’i bllokojnë qendrat e vend-votimeve në rast se Komisioni qeveritar për Verifikimin e Veteranëve nuk e përfundon punën e tij deri më 3 nëntor.
 
Ish-guerrilët e “dalë në pension” thonë se janë bërë objekt tallesh nga Qeveria e Kosovës, e cila nuk po e mban premtimin e dhënë një vit e gjysmë më parë.
 
Ky kërcënim i ish-guerrilëve ka dalë pas një takimi të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, të mbajtur të premten në Fushë-Kosovë. Gazeta “Zëri” ka mësuar se në këtë takim janë diskutuar disa opsione, e para që të protestohet, të bllokohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e zgjedhjeve më 3 nëntor, të bllokohen Këshillat Komunale Zgjedhore në të gjithë Kosovën si dhe bllokimin e Qendrave të Votimit.
 
“Derisa, të kryet verifikimi gjendja ime sa vjen e përkeqësohet. Më ka ardhur deri në fyt gjendja ekonomike dhe materiale. Jam i gatshëm të sakrifikohem kësaj radhe”, këto janë disa nga fjalët e njërit nga veteranët e UÇK-së nga Podujeva.
 
Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se ende nuk kanë dalë me një qëndrim të qartë. Ai ka thënë se veteranët e revoltuar janë duke i shikuar të gjitha opsionet.
 
“Kanë kaluar të gjitha afatet e parapara për verifikimin e veteranëve, është dashur që kjo punë të përfundojë në maj ndërsa aktualisht në jemi në tetor dhe verifikimit nuk i shihet fundi. Kreu i komisionit i ka hyrë garës zgjedhore duke lënë anësh premtimet e veta për një verifikim të mirëfilltë”, ka thënë Qeriqi.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie