Kosovë, Zhvillohet Debati Publik
për 6 mujorin e parë të vitit 2015

Kosovë, Zhvillohet Debati Publik<br />për 6 mujorin e parë të vitit 2015
KOSOVE- Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, ka zhvilluar një debat me qytetarët, në të cilën ka prezantuar punën për periudhën e parë gjashtëmujore të këtij viti, janar-qershor 2015. Në fokusim të realizimit të punës për këtë periudhë, sipas projekteve dhe programeve për qeverisje, Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka vënë theksin në përkushtimin për përmirësimin e klimës së biznesit, vlerësimin dhe ngritjen e kapaciteteve të administratës, zgjidhjen e problemeve bazike të infrastrukturës, zhvillimin e projekteve të ujit dhe të rregullimit të infrastrukturës.
 
Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka shpjeguar projektin e zgjerimit të rrjetit të ujësjellësit i cili financohet nga qeveria zvicerane. Ky projekt do të shtrihet në fshatrat e Dushkajës si Rakoc, Bardhaniq, Zhabel, Gërgoc, Kralan dhe Shqiponjë, po ashtu është në fazën finale edhe për Rekën e Mirë, projekti për Rekë të Keqe dhe Lugut të Çaragojës. Në këtë fushë është prezantuar edhe projekti me bashkëfinancim të Komunës dhe të KRU “Radoniqi”, me ç ‘rast do të përfitojnë banorët e fshatrave Skivjan, Osek Hylë, Novosellë e Epërme, Bitesh dhe Rezinë.

Nga kryetarja Mimoza Kusari Lila është veçuar edhe themelimi i Drejtorisë Rajonale të Policisë që nga fillimi i këtij viti, mandej janë numëruar disa realizime të projekteve për punësim, siç është hapja e fabrikës së tekstilit “Intertex” me njëqind punëtorë, ndërmjetësimi dhe marrëveshja me kompaninë e sigurimeve “Besa Security” ku janë punësuar mbi njëqind veta, si dhe është në proces hapja e fabrikës së lëkurës, fabrika e IMN-së “Al Trade”, dhe miniera e kromit në Devë. Gjatë këtij debati publik, drejtorët e drejtorive komunale kanë bërë prezantimet e punës së tyre, ku më tutje iu kanë lënë hapësirë qytetarëve për pyetjet dhe kërkesat e tyre karshi qeverisjes komunale.

Kërkesat e qytetarëve kryesisht kanë qenë të natyrës së ndërtimit dhe të rregullimit të infrastrukturës, kryesisht të kanalizimeve, ujit, rrugëve, shkollave, etj. Në veçanti ka pasur ankesa për rrugët të nisura për ndërtim të cilat kanë vite që kanë mbetur të papërfunduara. Kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari Lila, përmes një liste faktike ka theksuar se: “Këto kanë qenë projekte mashtruese nga ish qeverisja gjatë fushatës për vota, ku janë marrë mjetet nga qytetarët për fillimin e ndërtimeve të rrugëve, ndërkohë që ato projekte nuk kanë qenë as të planifikuara, as të buxhetuara, dhe kanë nisur pa asnjë mbulesë”. Për këtë shkak, ka shtuar më tej kryetarja Mimoza Kusari Lila, është ngritur dhe kallëzim penal për këto mashtrime ndaj qytetarëve.

Duke dhënë përgjigje ndaj kërkesave të qytetarëve, kryetarja Mimoza Kusari Lila ka treguar mundësitë e vogla buxhetore për realizimin e të gjitha kërkesave dhe projekteve, megjithatë ajo ka theksuar se Komuna e Gjakovës po respektohet nga donatorët, posaçërisht nga qeveritë zvicerane dhe gjermane të cilët po ndihmojnë jashtëzakonisht shumë në realizimin projekteve.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604